Lajme

AAK’ja bojkoton adresimin vjetor të Osmanit para deputetëve

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 15 December 2023

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta bojkotojë seancën e sotme të Kuvendit, ku Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë adresimin e saj vjetor para deputetëve.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti Pal Lekaj.

“Nuk do të marrim pjesë në adresimin e Presidentes”, ka thënë Lekaj, për Express.

-Advertisement-

Dy partitë tjera opozitare, PDK dhe LDK, ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Adresimi vjetor i Presidentes ishte bojkotuar edhe vitin e kaluar nga AAK’ja dhe PDK’ja.

Seanca ku Osmani pritet t’u adresohet deputetëve pritet të nis në orën 11:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera