BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 05 December 2023
Prishtinë, 5 dhjetor 2023 – BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nënshkruan vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për një periudhë 10-vjeçare. Në ceremoninë zyrtare, kontrata u nënshkrua nga Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar Bordi në BKT Kosova dhe Ismet Krasniqi, President i KOK-ut.
I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Partneritet i zgjeruar ndërmjet BKT Kosova dhe Komitetit Olimpik të Kosovës jo vetëm që do të forcojë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve për një të ardhme më të mirë për rininë e Kosovës, por gjithashtu do të shënojë një angazhim të përbashkët në rrugëtimin drejtë ngjarjes historike – Lojërave Olimpike Mesdhetare Prishtinë 2030.
Marrëveshja e ripërtërirë e sponsorizimit, pozicionon BKT Kosovën si sponsorin më të madh të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Vlera e përgjithshme e kontratës për periudhën 10-vjeçare është 3 milionë euro.
Duke cekur mbështetjen afatgjate prej BKT Kosova për Komitetin Olimpik të Kosovës, z. Krasniqi theksoi ndikimin pozitiv që kjo mbështetje ka për Komitetin Olimpik të Kosovës, lëvizjen Olimpike në vend, dhe më e rëndësishmja për sportistët që do të kenë përfitime të shumta nga ky bashkëpunim i qëndrueshëm dhe afatgjatë, duke u shprehur “Mbështetja afatgjate e BKT Kosova për familjen Olimpike është aset i madh, jo vetëm per Komitetin Olimpik të Kosovës dhe lëvizjen olimpike në vend, por veçanërisht për sportistët të cilët do të jenë përfituesit më të mëdhenj….. Në jemi krenarë që si institucioni më i lartë sportiv në vend, po vazhdojmë rrugëtimin tonë me një banka lidere në vend, për çka e falënderoj kryeshefin ekzekutiv, Suat Bakkal dhe udhëheqësit tjerë të bankës që kanë zgjedhur ta mbështesin KOK-un dhe sportin në përgjithësi”, tha presidenti Krasniqi.
Z. Suat Bakkal, Drejtor Ekzekutiv i BKT Kosova, konfirmoi mbështetjen e palëkundur të BKT Kosovë për sportin në Kosovë, duke njohur arritjet mbresëlënëse të vendit në këtë fushë. “Ky partneritet i vazhduar më tej kontribuon në zhvillimin dhe promovimin e sportit dhe sportistëve në nivelin më të lartë, për të çuar përpara sportin kosovar dhe sportistët që po shkëlqejnë çdo ditë në fushat e tyre, dhe më e rëndësishmja po bëhen ambasadorë të denjë të vendit. Kosova është shtet i ri dhe tashmë ka fituar tri medalje të arta olimpike. Suksesi i sportistëve Kosovarë ka bërë jehonë në mbarë botën, dhe sporti tani më, po bëhet eksporti më i madhë i Kosovës, andaj arritja e kësaj marrëveshje afatgjatë sot na bën ne, BKT Kosovën krenare që jemi pjesë e tregimeve të reja të suksesit në vitet në vijim.
Si një nga përkrahësit më të mëdhenj të sportit në Kosovë, duke mbështetur shumë projekte të cilat kanë ndikuar pozitivisht në fushën e kulturës, sportit e veçanërisht tek të rinjtë dhe fëmijët në përpjekjet e tyre për të arritur gjëra të mëdha, BKT Kosova angazhohet në mënyrë aktive si një partner strategjik për Komitetin Olimpik të Kosovës, duke iniciuar nisma më të gjera që përfshijnë të gjitha segmentet e komunitetit. Nëpërmjet fushatës “Bëhu Hero”, BKT Kosova angazhohet të shtrin ndikimin e saj, suksesi i të ciles i dedikohet sportit Kosovar dhe në përgjithësi vendit, ku 1% e çdo pagese e bërë me VISA Kartelë Krediti të BKT Kosova në POS të BKT Kosova shkon direkt në llogarinë e Komitetit Olimpik të Kosovës, të cilat fonde i dedikohen atletëve të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024. Kjo përqindje e pagesës mbulohet nga banka. Kjo qasje bashkëpunuese nënvizon përkushtimin e BKT Kosova për të nxitur një ndjenjë kolektive të përgjegjësisë dhe fuqizimit, duke siguruar që përfitimet e partneritetit tonë të jenë gjithëpërfshirëse dhe në të mirë të gjithë vendit”, theksoi z. Bakkal.
Të tjera
-
Burrë e grua rrạhën mes vete në Gjakovë, përfundojnë në pranga
Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së djeshme (e martë)...
-
Çka u tha në takimet e Kurtit në Bruksel me shefen e diplomacisë evropiane Kaja Kallas dhe presidentin e Këshillit Evropian, Costa?
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas të martën pa...
-
Tentoi të vidhte një barnatore në Skenderaj, policia e arreston gjatë natës
Një 35-vjeçar është arrestuar rreth orës 01:48 në Skenderaj pasi që i njëjti ...
-
PDK sot me konferencë për media
Sot, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me degë në Prishtinë, mban konferencë...
-
Avokatët e Trump kërkojnë pushimin e çështjes së falsifikimit të të dhënave të biznesit
Avokatët e presidentit të zgjedhur Donald Trump i kërkuan zyrtarisht një gjyk...
-
Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së
Sot do të mbahet Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LD...
-
SHBA përshëndet vendimin e Seulit për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mirëpritur vendimin e preside...
-
Aeroporti i Prishtinës me aktivitet ndërgjegjësimi kundër dhunës me bazë gjinore
Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” organizon sot një ngjarje vetëdijesimi ...
-
Kallas foli me Kurtin e Vuçiqin për dialogun e veriun, kreu i ri i KE-së organizoi darkë për t’u njohur me liderët rajonalë – Çka ndodhi dje në Bruksel
Shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka zhvilluar dj...
-
SBASHK-u sot proteston, kërkon rritje të pagave e nënshkrim të kontratës kolektive
Një protestë e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Ku...
-
Deputetja e VV-së: Largimi i disa deputeteve nuk na dëmton në vota
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardita Fejza ka thënë se largimi i disa de...
-
Sëmundje misterioze në Kongo, humbin jetën 143 persona! Autoritetet nën alarm
Një sëmundje e ngjashme me gripin që ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve...