“Kosova, projekt i përkohshëm”, Miftaraj: Aliu duhet të shkarkohet menjëherë
Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 02 December 2023
“Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm”.
Kjo deklaratë e Liburn Aliut, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ngjalli reagime të mëdha në opinionin publik.
Sipas drejtorit ekzekutiv të Instituti të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, kjo deklaratë do të përdoret nga Serbia si argument për shtetet që hezitojnë ta njohin Kosovën.
“Sa skandaloze janë deklaratat e ministrit Aliu, edhe më skandaloze është heshtja e kryeministrit Kurti dhe qeverisë së Kosovës të cilët lejojnë që një minister i tillë të vazhdojë të qëndrojë në këtë pozitë. Në një shtet demokratik dhe që bazohet në vlerat të cilat i përfaqëson Kushtetuta e vendit, një ministër i tillë do të duhej të shkarkohej menjëherë. Po ashtu çuditshëm sepse s’kemi reagim as nga Zyra e Presidentes dhe Kryeparlamentarit të Kuvendit”, tha Miftaraj për klankosov
Miftaraj tha se në aspektin penal, deklaratat e ministrit vështirë se mund të klasifikohen si vepra penale kundër rendit kushtetues sepse mohimi i shtetit të Kosovës në vetvete nuk përbën vepër penale.
Ai thotë se nuk mund të përbëjë vepër penale një deklaratë përderisa “nuk ndërmerren veprime konkrete që e minojnë ose cenojnë rendin kushtetues dhe juridik në Kosovë”.
“Përderisa, në aspektin moral dhe etik, çdo ditë që ministri Aliu qëndron në këtë pozitë është njollë e zezë për vetë Albin Kurtin dhe institucionet qendrore të Republikës”.
Ministri Aliu, në një emision televiziv në T7, e bëri këtë deklarim. Ndërkaq në një prononcim për Klankosova.tv, Aliu tha se për të Kosova është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipërinë.
“E konfirmoj që për mua Kosova, në rrethanën në të cilën është, me Kushtetutë e këto gjëra, është projekt i përkohshëm. Është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipëri. Sqarimet më tej i bëjmë bashkë kur të kthehem në Kosovë”, tha Aliu.
Për deklaratën e Aliut, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se është njoftuar nga zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu, teksa tha se deklarata e tij është bërë gjatë një emisioni festiv.
“Më tha që ai ka qenë një emision, le të themi festiv, në ditët e festës së Flamurit dhe Pavarësisë, 28 Nëntorit”, tha Kurti gjatë një vizite në Gjilan.
Për deklarimin e tij, pati reagime të shumta, si nga sfera politike, ashtu edhe nga qytetarë e analistë politikë.
Të tjera
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...
-
Djali i Adem Jasharit, Luli shtrihet në Kardiologji, Lladrovci: S’besoj që ta lë shenjë ty kjo
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim J...
-
Vogëlushi i afrohet Kurtit për selfie, pasi e kryen ia vë gishtin në gjoks: Kryeministër ishte kënaqësi, çele Urën e Ibrit
Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim R...
-
Tre të vdẹkur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë
Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës, 67-vjeçarja me iniciale A. Gj., ban...
-
Osmani: Strukturat ilegale në veri mbajnë peng integrimin e komunitetit serb
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë ...
-
Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit të LDK-së: Je një mjeran politik
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur a...
-
Qendra për menaxhim kufitar del me njoftim pas hapjes së pikave kufitare
Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat ku...
-
Selmanaj i drejtohet Osmanit e Gërvallës: Ju guxuat të shanit LDK’në, por nuk guxuat të bëni zë kur Kurti ua shuajti partinë
Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish...
-
Sveçla: Serbia në panik, “shkolla ruse” për destabilizim të Kosovës e rajonit po dështon
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbisë është ...
-
Tahiri pas inaugurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës: Lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë
Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri në rastin e ceremonisë së vendosjes së s...