Lajme

Haziri kujton Rugovën për ditëlindje: Njeriu i cili pas 100 vjetësh përpjekje arriti ta rikthej orientimin e shqiptarëve drejt perëndimit

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 02 December 2023

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e tij.Haziri thotë se Rugova ishte njeriu i cili ka iniciuar procese dhe ka realizuar ëndrra.

Haziri ka shkruar në Facebook se Rugova ishte njeriu i cili pas 100 vjetësh përpjekje arriti ta rikthej orientimin e shqiptarëve drejt perëndimit.

Postimi i tij:

-Advertisement-

Sot është ditëlindja e Presidentit Ibrahim Rugova, njeriut i cili pas 100 vjetësh përpjekje, lufte, sakrifice e rezistence, arriti ta rikthej orientimin e shqiptarëve në Ballkan drejt perëndimit.

Ai ka iniciuar procese dhe ka realizuar ëndrra.

Pasuria më e madhe që presidenti Rugova i ka lënë Kosovës është Republika e pavarur dhe familja politike e tij, LDK.

Presidenti ka veç ditëlindje!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera