Plaçkitësit e argjendarisë “Diakos” në Suharekë u arratisën me veturën me targa “01” të vjedhura

Autori: Gazeta inFokus
20:29 | 22 November 2023
Një grabitje e armatosur si në filma ka ndodhur pasditen e sotme në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe hajnave dhe për pasojë zyrtari policor, Avdullah Hoxha ka mbetur i plagosur.
Përveç tij, edhe një polic ka mbetur i lënduar teksa po intervenonte bashkë me kolegët e tij në këtë rast, por nuk ka pësuar plagë nga plumbat. Gjendja shëndetësore e tyre është stabile dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa katër të dyshuarit, që akoma s’janë identifikuar kanë arritur të arratisen nga vendi i ngjarjes, me një veturë me targa të vjedhura të rajonit të Prishtinës “01”, që sipas pamjeve duket të jetë e tipit “Chevrolet Cruze”.
Siç mëson Sinjali, tashmë Policia ka aktivizuar “Unazën e Çeliktë”, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.
Plaçkitësit e kanë zbrazur dyqanin dhe sipas informacioneve të para, vlera e stolive që u grabitën është 250 mijë euro.
Sinjali ka siguruar pamje të reja, që janë realizuar nga një kënd tjetër, ku fillimisht shihen tre të dyshuarit brenda argjendarisë, ku i mbushin çantat, ndërsa i katërti bën roje me kallashnikov.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme, pas disa minutash, në vendin e ngjarjes mbërrin Policia, ku njëri polic del nga vetura zyrtare dhe aty nis shkëmbimi i zjarrit.

Të tjera
-
Plạgoset një 26-vjeçar në Prizren
Sot pas mesnate në rrugën “Durrësi “ në Prizren pas një fjalosje i dyshuari Z...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Rrugën e Kombit, dyshohet se e ka përplasur një automjet
Trupi i pajete i një personi ende te paidentifikuar është gjetur mëngjesin e ...
-
Shpallja e rezultateve, KQZ-ja në pritje të afatit 48-orësh për ankesa
Në orën 21:00 të së mërkurës është përmbyllur procesi i numërimit të votave p...
-
KFOR’i amerikan patrullon përgjatë kufirit në veri të Kosovës, publikon pamje
Ushtarët amerikanë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale të Lindjes, ka...
-
Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur një ditë më par...
-
Në Prekaz vendosen emrat e 1432 fëmijëve të vrạrë gjatë luftës
Në Prekaz, në nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë vendosu...
-
Harrojnë mikrofonin ndezur, Vance dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve dëgjohen duke folur keq për Bidenin
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe kryetari i Kongresit, Mike Johnson u...
-
Policia shqiptoi afër 3 mijë gjoba trafiku për vetëm 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Sot rinumërohen votat e LDK-së nga vendvotimet e Vushtrrisë
Sot do të rinumërohen votat e LDK-së nga vendvotimet e Vushtrrisë. Kjo pasi P...
-
Vdes një punëtor në Rahovec, rasti po trajtohet si rrezikim i sigurisë në vendin e punës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rahovec, ku një punëtor ka humbur jetën. ...
-
Sarrazin: Ndërmjetësi i ri do të vendosë thekse të reja në dialogun Kosovë-Serbi, është i duhuri për zgjidhje
Manuel Sarrazin, i ngarkuari i posaçëm i qeverisë gjermane për vendet e Ballk...
-
Thẹret me thịkë një i mitur në shkollën “Fan S Noli” në Podujevë
Një i mitur është therur me thikë nga dy të tjerë në shkollën “Fan S Noli” në...