Lajme

Rama: Sa më shumë shah e sporte tjera për fëmijët tanë, aq më mirë për zhvillimin mendor e fizik të tyre

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 18 November 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka takuar sot fëmijët e kryeqytetit të cilët kanë fituar në lojërat e luajtura në shah.

Rama thotë se “sa më shumë shah e sporte tjera për fëmijët tanë, aq më mirë për zhvillimin mendor e fizik të tyre”.

“S’kishte si të nis më mirë dita e shtunë vetëm se me fëmijët e shumë talentuar të Prishtinës dhe kampionin, të madhin e shahut, me 24 lojë të luajtura, të gjitha të fituara, Sabahudin Kollari, i cili tashmë është selektor i reprezentacionit të Kosovës i grupit të femrave në shah. Me ne ishte edhe arbitri shumë i sukseshëm, Fatmir Gërguri”, thotë ai.

-Advertisement-

Kryetari Rama shkruan më tej se “orët që kaluam me ta ishin të mbushura me lumturi, lojë e biseda nga më të ndryshmet”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera