Lajme

Mbahet tryezë për bashkëpunim rajonal e integrim në Bashkim Evropian

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 17 November 2023

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Republikës së Kosovës sot do të organizojë tryezën ndërparlamentare të komisioneve për punë të jashtme e komisioneve për integrim evropian të Kuvendit të Kosovës, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë tryezë do të marrin pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Mysafirë të tjerë do të jenë përfaqësues nga Parlamenti i Bullgarisë, i Kroacisë dhe i Bosnjë e Hercegovinës.

-Advertisement-

Në fund të kësaj tryeze do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi.

Temat e diskutimit janë: Bashkëpunimi rajonal, integrimi në Bashkimin Evropian, angazhimi i diasporës dhe Marrëdhëniet ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera