Lajme

Vuçiq “i zënë” me zgjedhje, ia lë propagandën Dodikut, ai akuzon se Kurti do luftë në Veri

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 15 November 2023

“Albin Kurti është eksponent i pjesës perëndimore të bashkësisë ndërkombëtare, të cilës i përgjigjet, sepse duan një “blitzkrieg”( luftë të shpejtë) në veri të Kosovës, që serbët të bëhen një pakicë margjinale që askush nuk do ta marrë parasysh. Ky është plani i Brukselit, Londrës, Nju Jorkut dhe Berlinit edhe pse nuk do ta realizojnë kurrë”.

Kështu është shprehur presidenti i Republikës Srpska të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili është nën sanksione nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuara për korrupsion e minim të Marrëveshjes së Dejtonit. Dodik dje u mor me një pllakë përkujtimore në Dragodan, ndërsa sot me cështje “madhore”, sipas porosive nga Vuçiq, duke e akuzuar Kurtin dhe Perëndimin.

Duke thënë se Bashkimi Europian ndjek një “politikë korruptive që shikon vetëm përfitimin në çështjen e Kosovës”, Dodik në një intervistë për mediumin në gjuhën serbe “Kosovo Online” thekson se Kosova nuk duhet të njihet kurrë, gjë që Bosnja dhe Hercegovina, shton ai, nuk do ta bëjë derisa është Republika Srpska.

-Advertisement-

“Kosova është një çështje universale për Serbinë dhe një çështje interesi për Brukselin dhe të tjerët. Kosova nuk duhet të njihet kurrë. Ne kurrë nuk do t’ua njohim dokumentet, që ata të mund të hyjnë në BeH me letërnjoftime. Cilido nga shqiptarët e Kosovës ka pasaportë ose letërnjoftim të Serbisë, mund të hyjë në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosova për ne nuk është shtet”, tha lideri nacionalist.

Ai akuzoi kryeministrin Albin Kurti duke thënë se “është pa dyshim eksponent i Perëndimit”

“Ata duan një ‘blitzkrieg’ në veri të Kosovës, për të zvogëluar numrin e serbëve atje, për t’u bërë një pakicë margjinale për të cilën askush nuk do të kujdeset. Ky është plani i tyre – Brukseli, Londra, Nju Jorku dhe Berlini. Dhe ata kurrë nuk do ta konfirmojnë dhe thonë se është plan i tyre, por – është”, është i bindur Dodik.

Siç thotë ai, janë “ata që fantazojnë për ndonjë ‘Oluja(Stuhi)’ në veri të Kosovës, ashtu siç fantazojnë për një të tillë në BeH.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera