Google paralajmëron fshirjen e miliona llogarive të përdoruesve në javët në vijim
Autori: Gazeta inFokus
07:42 | 15 Nëntor 2023
Ndoshta është koha për të kontrolluar se çfarë llogarish të vjetra keni në rrjetin Google si detyra universiteti, mesazhe apo email-e që nuk keni kontrolluar, pasi rrjeti ka paralajmëruar se brenda disa javëve miliona llogari në Gmail do të eliminohen.
Pak më parë gjiganti i teknologjisë lajmëronte në një deklaratë: “Nëse llogaria juaj konsiderohet inaktive, ne do të dërgojmë disa email-e paralajmërimi para se të veprojmë për fshirjen e email-it tuaj.”
“Paralajmërimet do të jepen disa muaj para se të veprohet konkretisht në llogarinë tuaj”, thuhej në mesazh.
Sipas politikave të Google çdo llogari që ka qenë inaktive për dy vjet ose më shumë, do të eliminohet.
Bashkë me të do të eliminohen dhe aspekte të tjera të programit si Google Calendar, Docs, Drive, ‘Meet and Photos’.
Kështu që nëse kontrolloni në faqet tuaja do të gjeni mesazhet e njoftimeve, ose ndryshe ruani dokumentet e apo komunikimet që ju nevojiten sërisht.
Miliona llogari Gmail e Google do të fshihen prej dhjetorit, sipas politikave të sigurisë për “llogaritë e braktisura” që mund të bëhen objekt ose vegël e sulmeve kibernetike.
Shumica e llogarive aktive do të ruajnë sistemin e verifikimit me dy hapa.
Google rekomandon që ju të hyni në llogaritë tuaja të paktën një herë çdo vit dhe të mbani aktiv sistemin e verifikimit me dy hapa.
“Njerëzit duan që produktet e shërbimet online të jenë të sigurta dhe nëse një llogari nuk është përdorur për një kohë të gjatë ajo ka më shumë gjasa të jetë e kompromentuar”, shkruante,” zv. Presidentja e Google, Ruth Kricheli në njoftim.

T� tjera
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...






























