Lajme

Reagon Vjosa Osmani pas djegies të veturës së Miletiq: Akt kriminal frikësimi

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 14 November 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për djegien e veturës së nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Osmani ka thënë se kjo është një vepër kriminale që synon të përhapë frikë tek serbët në Veri dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës, shkruan Express.

Shefja e shtetit ka thënë se autorët e një akti të tillë frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë.

-Advertisement-

“Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar presidentja .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera