Kurti për mediumin austriak: Vuçiq është prapa dhe mbi sulmin në Banjskë, Serbia e do veriun e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 14 November 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për mediat austriake ka thënë se armët e përdorura nga grupi terrorist në sulmin terrorist në Banjskë janë të prodhuara në dy kompani të armëve, njëra në Çaçak dhe tjetra në Kragujevc.
Ai gjithashtu ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq qëndron mbi dhe prapa sulmit në veri, pavarësisht se në ballë të tij kanë dalë njerëz të tjerë.
“Terroristët paramilitarë dhe kriminelët erdhën nga Serbia dhe vranë policin Afrim Bunjaku, në Zveçan, në komunë veriore në Republikën e Kosovës dhe ata kishin me vete armë dhe municione të shumta, të gjitha ato me vlerë mbi 5 milionë euro, të prodhuara në Serbi, në dy kompani në Slloboda në Çaçak dhe Zastava arms në Kragujevac në vitet e fundit dhe udhëheqësi i këtij grupi terrorist Milan Radojiçiq ka pranuar se ai ka qenë duke organizuar këtë sulm, ai është parë shumë shpesh i ulur afër presidentit Vuçiq në mbledhje të nivelit të lartë në Beograd dhe disa ditë pas sulmit terrorist ai është arrestuar në Serbi dhe u lirua për disa orë.”, tha ai.
Ai ka kërkuar që BE-ja dhe SHBA-të të dënojnë ashpër sulmin në Banjskë, pasi sipas tij nuk ka dyshim që sulmi i tillë nuk ishte spontan e as i nisur nga qytetarët.
“Presidenti i Serbisë është mbi dhe mbas këtij sulmi edhe pse në ballë të tij janë këta kriminelë që ne i njohim nga krimi i organizuar në veri dhe kufi që ndajmë me Serbinë në terma të laboratorëve dhe fermave të drogës, të bitkoinave dhe mbi 25 rrugëve ilegale. Pra, shenjat e Serbisë janë çdokund këtij akti të agresionit që duhet të dënohet nga anëtarët e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës tash që nuk ka dyshim që një sulm i tillë nuk ishte pse qytetarët morën armët ose një fenomen spontan.”, tha Kurti.
Kurti ka thënë se kriminelët në veri bashkëpunojnë me organizata terroriste të Federatës Ruse dhe se Serbia në tentim për realizimin e “Serbisë së madhe”, po sillet si “Rusia e vogël”.
“Serbia ka 48 baza ushtarake rreth Kosovës, 28 prej tyre ushtarake dhe 20 të tjera të xhandarmërisë, në secilën prej janë 50-150 personel dhe janë në formën e patkoit rreth vendit tonë dhe kur ata vendosën barrikada në veri, njerëz me maska dhe uniformë, kishin edhe shenja të Wagnerit dhe “NightWolfs” dhe bashkëpunojnë me këto dy organizata terroriste nga Federata Rusë dhe Serbia në mënyrë që të realizojë “Serbinë e madhe” në Ballkan, sillet si “Rusia e vogël”.”, tha Kurti.
Ai ka thënë se Serbia ka synim të marrë veriun e Kosovës, sipas tij “si kompensim për humbjen e luftës”.
“Serbia është e pakënaqur me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë që vet e kanë shkaktuar dhe duan kompensim territorial dhe ata e dinë se nuk mund të kenë gjithë Kosovën, prandaj duan pjesën veriore të territorit ku shumica e strukturave ilegale serbe kanë qenë prezente për 24 vite të pasluftës. Po, mendoj që Serbia nuk do paqe në rajon, nuk do të bashkohet me NATO-n dhe BE-në dhe do të destabilizojë vendin tonë dhe do pak kompensim territorial për humbjen e luftës.”, tha Kurti.
Të tjera
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...