Lajme

Buxheti i vitit të ardhshëm diskutohet nga deputetët të enjten

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 14 November 2023

Gjatë ditës së enjte në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet për Buxhetin e vitit 2024.
Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënën.

Po ashtu, për diskutim dhe votim do të jetë Ligji për Ndarjet Buxhetore për vitin 2024, sipas rekomandimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku është rekomanduar votimi i Ligjit për buxhetin.

Rendi i ditës:

-Advertisement-

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.
Vendi: Kuvendi Kosovës

Koha: 10:00

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera