Rreth 60 policë dhanë dorëheqje sivjet, paralajmërohet përkeqësim i situatës
Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 11 November 2023
Rreth 60 zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje vullnetare nga pozitat e tyre brenda këtij viti. Nga Sindikata e Policisë thonë se arsye për këtë ka qenë dëshpërimi me Ligjin e Pagave, sigurimi shëndetësor dhe sigurimi jetësor.
Zyrtarët policorë të Kosovës për shkak të pakënaqësive disa protestuan e disa vendosën që të largohen krejtësisht nga ky institucion, shkruan Dukagjini.
Nga janari e deri në nëntor të këtij viti, dhjetëra pjesëtarë të këtij institucioni të sigurisë kanë dhënë dorëheqje.
“Deri më tani kemi deri diku rreth 60 dorëheqje vullnetare dhe me paralajmërime që nëse nuk lëvizet diçka në këtë drejtim mund të ketë edhe dorëheqje të tjera”, ka thënë Imer Zeqiri – Kryetar i Sindikatës së Policisë.
E, në mesin e arsyeve që çuan deri te këto dorëheqje, kryeson dëshpërimi me Ligjin e Pagave.
“Kryesisht dorëheqjet e këtij viti janë me pakënaqësi të cilat rrodhën edhe nga ligji pagave por edhe për shkak të kushteve të tjera. Sepse ne jemi një polici që nuk kemi sigurim shëndetësor dhe jetësor me vite të tëra”, ka shtuar Imer Zeqiri – Kryetar i Sindikatës së Policisë.
Shqetësuese këtë situatë nuk e sheh ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Hajrullah Ternava.
Ai thotë se dorëheqje mund të ketë edhe pas rritjes së pagave.
“Ne kemi ditë për ditë që njësitë policore po i lëshojnë polic të ndryshëm sepse është në pyetje çështja materiale dhe dikush mendon që me shkuar jashtë pasurohet. Edhe nesër nëse rritet rroga e elitarëve prapë dikush nga ta mund ta lëshojë, sepse gjithkush i këqyrë llogaritë e tija”, ka deklaruar Hajrullah Ternava – Ish-zëvendësministër i brendshëm.
Nga ata efektiv policor që protestuan para Qeverisë së Kosovës të cilët kundërshtuan propozimin e Qeverisë për shtesën për rrezikshmërinë nuk është dhënë ndonjë njoftim se dikush nga ta ka dhënë dorëheqje.
Të tjera
-
Abdixhiku sot në Vushtrri e shpalosë programin për arsim
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot në Vushtrri do ta shpalosë progra...
-
Raportohet për një përleshje në Kuvendin e Serbisë
Në Kuvendin e Serbisë ka ndodhur një incident në mes deputetëve. Pas mirat...
-
Kuvendi do t’i mbajë tri seanca, në njëren diskutohet për qeverisjen e Kurtit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do t’i mbajnë hiç më pak se tri seanca për t...
-
SBASHK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmëruar vepri...
-
Audio-incizimi: Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Osmani: Shembulli i Kosovës një ndër sukseset më të mëdha në histori
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës në F...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’
Sot Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lansuar edhe shërbimin e Self Chec...
-
Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhim...
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...