Lajme

Haziri: Hovenier doli e foli për Asociacionin për t’ia hequr popullit frikën që Kurti e mbolli

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 10 November 2023

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se adresimi i ambasadorit të SHBA-së, Jeff Hovenier, rreth Asociacionit, ka qenë mesazh për popullin e Kosovës, me qëllim të largimit të frikës nga “Zajednica” që Albin Kurti e ka mbjellë për vite si opozitar.

Haziri ka thënë se Kurit u bë kryeministër, por frikën që e ka mbjellë nuk ka arritur ta largojë, por përkundrazi e ka shtuar.

“Po debatohet e analizohet se kujt ia adresoi mesazhin amabasadori amerikan, shkelqesia e tij, Hovennier. Shumë e drejtë, por mesazhi është për popullin e Kosovës, për t’ia larguar frikën nga Zajednica që e mbolli vetë Albin Kurti opozitar! Albini u ba Kryeministër, por frikën që e mbolli, nuk e largoi. Përkundrazi!”, ka shkruar Haziri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera