Lajme

AAK: Sot në Kuvend kërkojmë të rritet koicifienti i pagave në 129 euro

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 09 November 2023

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar që sot kjo parti do të kërkojë rritjen e koificientit të pagave nga 105 në 129 euro.

“Sot me fillim në ora 10:00 vazhdon punimet Kuvendi i Kosovës ku si pikë e rendit të ditës pritet të jetë për votim rezoluta e propozuar nga AAK për rritjen e koeficientit të pagave nga 105 në 129 euro”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Sot, në rendin e ditës e kemi Rezolutën e prezantuar nga GP i AAK-së ku kërkohet rritja e koeficientit nga 105 në 129 euro”.

-Advertisement-

Ai kërkoi që deputetët të bashkohen dhe që të votojnë “Për”.

“Duke ditur që jemi në një situatë të rend ekonomike në vend; Faktin që punëtorët në administratën e shtetit menxi po e lidhin muajin me muaj; Duke vlerësuar që edhe raportet e fundit të Bankës Botërore po këtkojnë që të shmangët një kolaps ekonomik, vlerësojmë se: është tepër me rëndësi që sot kuvendi të votoj rezolutën ku kërkohet të rritet koeficienti nga 105 ne 129”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera