Rozë

Babai i Angelina Jolie dënon pikëpamjet e saj për konfliktin Hamas-Izrael: Jam shumë i zhgënjyer nga vajza ime…

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 08 November 2023

Së fundmi, Angelina Jolie tregoi mbështetjen e saj për Palestinën dhe dënoi fushatën e bombardimeve të Izraelit mbi Gazën në një postim në rrjetin social “Instagram”.

E teksa postimi i saj ngjalli shumë polemika, së fundmi babai i saj aktori i madh John Voight ka kritikuar publikisht deklaratat e saj.

Voight postoi një video në mediet sociale duke dënuar komentet e Angelina Jolie në lidhje me krizën Hamas-Izrael, duke pretenduar se ajo nuk është e informuar për situatën që po shpaloset në Lindjen e Mesme.

-Advertisement-

“Jam shumë i zhgënjyer që vajza ime, si shumë të tjerë, nuk e kupton lavdinë e Zotit, të vërtetat e Zotit. Kjo ka të bëjë me shkatërrimin e historisë së tokës së Zotit, tokës së shenjtë, tokës së hebrenjve. Kjo është drejtësi për fëmijët e Zotit të tokës së shenjtë. Ushtria izraelite duhet të mbrojë tokën e saj, popullin e saj. Kjo është luftë”.

Kujtojmë që aktorja në reagimin e saj shkroi, “Ky është bombardimi i qëllimshëm i një popullate të bllokuar që nuk ka ku të ikë. Gaza ka qenë një burg në ajër të hapur për gati dy dekada dhe po bëhet me shpejtësi një varr masiv.

40% e të vrarëve janë fëmijë të pafajshëm. Familje të tëra vriten. Bota po dëshmon që me mbështetjen aktive të shumë qeverive, miliona civilë palestinezë, miliona civilë palestinezë (fëmijë, gra, familje) po ndëshkohen dhe dehumanizohen kolektivisht, privohen nga ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Duke refuzuar të kërkojnë një armëpushim humanitar dhe duke bllokuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të vendosë një të tillë për të dyja palët, liderët botërorë janë bashkëfajtorë në këto krime”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera