Lajme

Haxhiu: 23 kërkesa të viktimave të krimit janë aprovuar në vlerë 45 mijë euro – tri janë në vlerësim

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 07 November 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar kryetarin e komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Zenel Lekun.

Haxhiu bëri të ditur se me Lekun folën për punën e komisionit, sfidat që kanë në raport me trajtimin e rasteve, teksa bëhet e ditur se edhe u pajtuan që të njëjta të adresohen sa më parë.

“Për periudhën Janar – Shtator të këtij viti, janë 23 kërkesa të aprovuara në vlerë prej 45,095 Euro, ndërsa në proces të vlerësimit janë 3”, shkroi Haxhiu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera