Mungojnë disa barna në Onkologji, ShSKUK thotë se ato s’kanë autorizim
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 05 November 2023
Onkologjia është njëra nga klinikat që po ballafaqohet me problemin e mungesës së barnave. Për këtë së fundmi janë të njoftuar edhe institucionet që bëjnë furnizim me barna, të cilat thonë për Dukagjinin se po kanë telashe me procedurat e blerje së disa barnave që nevojiten për trajtimin e pacientëve me kancer
Nga mëngjesi po qëndron para dyerve të Onkologjisë.
Vedat Dina nga komuna e Rahovecit, ka ardhur në klinikë për të sjellë kunatën e tij që të marrë terapinë e pestë kundër kancerit.
Ndonëse thotë se kujdesi i mantelbardhëve është i mirë, ai tregon se si pasojë e mungesës së barnave, familjes së tij i është dashur t’i blejë disa lloje tash e disa seanca.
“I kemi ble dy barna, menxi i gjeta se ish mungesë. Çka kanë këtu po japin por çka s’kanë po duhet mi ble. Këto dy lloje u dashtë me dalë jashtë spitali mi ble pasi që kishte mungesë të tyre”, ka deklaruar Vedat Dina nga Rahoveci.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurteshi ka thënë se janë mirë të furnizuar, derisa për disa mungesa ka kërkuar që pyetjet të adresohen te Barnatorja Qendrore e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
E, nga kjo e fundit, janë renditur barnat që mungojnë në klinikë, derisa ka thënë se për sigurimin e tyre po bëhen shpjeguar arsyen kryesore që po bënë të mos ketë furnizim me disa lloje të barnave.
“Me produktet Ushqim Enteral, tashmë veç se jemi furnizuar, ndërsa për produktet Sunitinib, Erlotinib dhe Bicatulamide jemi në pritje të liferimit nga Operatori Ekonomik. Ndërsa produkti pantoprazol është në procedurë të vlerësimit në zyrën e Prokurimit pasi është produkt që është futur së listën e re esenciale. Produktet tjera janë produkte që nuk kanë Autorizim Marketingu në Republikën e Kosovës dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë jemi në koordinim për zgjidhje alternative të prokurimit për këto produkte”, thuhet nga ShSKUK.
Sipas ShSKUK-së, Onkologjia është e furnizuar me rreth 90 % të produkteve të nevojshme për mbarëvajtjen e punës.
Ndërsa për barnat që mungojnë, Ministria e Shëndetësisë, nuk ka dhënë përgjigje, derisa për listën e barnave esenciale, kjo ministri kishte ndarë rreth 60 milionë euro për vitin 2023.
Të tjera
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...
-
Grenell: SHBA kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin – vetëm me Kurtin janë në krizë
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar...
-
Familja vendi më i rrëzikshëm për gratë: 58 gra u vrạnë për 14 vite në Kosovë, 3 prej tyre vetëm në vitin 2024
Një ndër problemet më të mëdha për gratë në Kosovë vazhdon të jetë dhuna e vr...
-
Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren
I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shpërthimit aksidental të fis...
-
LAJMI I FUNDIT: Termet në Kosovë
Një termet është regjistruar në Kosovë para 16 minutash. Termeti i regjist...
-
Trump kërkon shtyrjen e shpalljes së dënimit në rastin e blerjes së heshtjes
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një...
-
Shtiu me ạrmë zjạrri në një aheng familjar, ftohet në polici një 53-vjeçar në Shtime
Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të...
-
Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK
Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Prokur...
-
“Kuvendi më i dobëti deri më sot” – Dakaj: Edhe militantët më të flakët s’kanë qenë të kënaqur
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka thënë se kjo legjislatura ka qenë më e dobëta që k...
-
Haxhiu: Qeveria Kurti ka dështuar, zhgënjimi i qytetarëve u vërejt nga tubimi i zbehtë në Mitrovicë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Bekim Haxhiu komentoi në Frontal me...
-
Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri
Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë një ulje e çmimit të energjisë elektrike p...
-
Justin Trudeau jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kanadasë dhe pozita e liderit të partisë
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka dhënë sot dorëheqjen si lider i Partis...