Sinani i reagon Arifit pasi e kritikoi Kurtin: I paska humbur edhe hija e fundit e traditës shqiptare
Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 04 November 2023
Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka thënë se Albin Kurti është jozyrtarisht person “non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Arifit, të gjithë e dinë se raportet e Kurtit me miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë nuk janë të mira. Ai tutje është shprehur se kreu i ekzekutivit kosovar duhet të tregojë se pse janë përmirësuar raportet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Sinani duke thënë se Arifi duhet ta falënderojë kryeministrin Kurti për mbështetjen që po i jep Luginës së Preshevës.
Sipas saj, kryetarit të Preshevës “i paska humbur edhe hija e fundit e traditës shqiptare, e që është mirënjohja për dorën që të ndihmon”.
“Një ditë pas lajmit që mbështetja për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Kosovës vitin tjetër do të rritët edhe për 1 milion euro më shumë, Kryetari i Preshevës, në vend të “Faleminderit”, paska zgjedhur fjalë tjera për Kryeministrin Kurti. Siç duket i paska humbur edhe hija e fundit e traditës shqiptare, e që është mirënjohja për dorën që të ndihmon”, ka shkruar Sinani në platformën “X”.
Të tjera
-
“UÇK dhe NATO e çliruan Kosovën, Kurti 2 e çliroi veriun” – “Nxehet” në një tubim deputeti i VV-së
“Po, UÇK-ja me NATO-n e kanë çliru Kosovën, por veriun e çliroi Kurti 2”. ...
-
Ky është shteti evropian në të cilin u regjistruan më së shumti votues për zgjedhjet në Kosovë
Votuesit e regjistruar jashtë vendit do të kenë mundësi që të votojnë para sh...
-
BE i bën thirrje Kuvendit të Kosovës për miratimin e Projektligjit përmes së cilit rregullohet statusi i Kishës Ortodokse Serbe
Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Kosovës për miratimin e Projektligjit për...
-
Maqedonci: Kërcënimi serb ndaj Kosovës s’ka përfunduar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se kërcënimi serb ndaj Koso...
-
Petkovic e sulmon Bislimin: Vjen gjithmonë vetëm në Bruksel, në tavolinë bën sikur i di të gjitha
Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkovic, në një intervistë për TV...
-
Vdẹs Jean-Marie Le Pen, themeluesi i partisë së ekstremit të djathtë në Francë
Jean-Marie Le Pen, themeluesi i partisë së ekstremit të djathtë të Francës, F...
-
Dënimi i parë në mungesë, precedent i rëndësishëm për sistemin gjyqësor në Kosovë
Njëzetepesë vjet pas luftës, Kosova ka shpallur aktgjykimin e parë në mungesë...
-
Gripi sezonal, IKSHPK del me thirrje për qytetarët
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë thirrje qyteta...
-
Tentoi ta shpëtonte motrën, bie tragjikisht nga dritarja edhe tjetra në Itali
Një tragjedi në Genova të Italisë ka ndodhur në një familje shqiptare. Atj...
-
Musk mund të kthehet në “mollë sherri” mes ShBA-së dhe BE-së
Vendimi i Elon Musk për të biseduar me lideren gjermane të ekstremit të d...
-
Reuters: Tranzicioni i sektorit të energjisë Kosovës do t’i kushtojë 4.5 miliardë euro
Mediumi i njohur Reuters, i ka kushtuar një artikull rritjes së çmimit të ene...
-
Dalin pamjet e aksidentit të rëndë në Prizren, ku mbetën të lënduar katër persona
Katër persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti që ka ndodhur m...