Mbi 16 mijë vizita në Klinikën e Dermatologjisë vetëm brenda nëntë muajve
Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 04 November 2023
Në Klinikën e Dermatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), mungon hapësira e mjaftueshme për të ofruar trajtimet e nevojshme për pacientë. Përveç kësaj, ka vështirësi të vazhdueshme në sigurimin e azotit të lëngshëm dhe mungesën e Patch testeve. Po ashtu, vihet në theks edhe nevoja për rritjen e numrit të infermierëve. Ndërkaq, në këtë klinikë, deri në shtator të këtij viti, janë kryer mbi 16 mijë vizita amulantore specialistike.
Kështu bën të ditur në një intervistë për KosovaPress, drejtori i Klinikës së Dermatologjisë, Enver Krasniqi, i cili potencon se për shkak të mungesës së hapësirës, brenda një dhome janë të vendosur deri në katër shtretër, për çka thotë se po humbet privatësia e pacientëve.
“Kur përmendet hapësira, një rast konkret në pjesën stacionare, praktikisht dhomat e parapara me standarde për dy pacientë e dy shtretër, diku janë të vendosur tre e diku katër shtretër, me çka pamundësohet të kryhet puna sipas standardeve… Tek ne përveç terapisë me gjilpëra apo ampulla dhe me tableta, një pjesë të mirë të madhe, bën pjesë terapia lokale, pra lyerja e pacientëve me barna të ndryshme, dhe praktikisht humbet privatësia e pacientit. 04:40 Problemi me azot të lëngësht, ku furnizimi bëhet me para të imëta apo peti cash dhe nuk ka ndonjë furnizim të rregullt dhe të sigurtë. Pastaj kemi mungesë të Patch testeve, seteve për Patch teste, që më tepër se tre katër vite, që pamundëson ofrimin e shërbimit të Alergologjisë në kuadër të Dermatologjisë”, thotë Krasniqi.
Krahas kësaj, Krasniqi potencon se për herë të parë në historinë e Dermatologjisë kosovare, në muajin qershor është bërë aplikimi i terapisë biologjike me dy pacientë, për të cilët thotë se po vazhdojnë me marrjen e terapisë.
Drejtori i klinikës për sëmundjet e lëkurës, Enver Krasniqi thekson se këtë vit është shënuar rritje e numrit të vizitave specialistike për mbi 24 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.
“Statistikat nëntë mujore krahasuar me vitin e kaluar, për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku vërehet një rritje e numrit të vizitës specialistike për 24.4 për qind që shprehur në numër i bie i kemi 16.817 vizita ambulantore specialistike. Po ashtu, në këtë vit ka rritje për 50.8 për qind të numrit të shërbimeve dhe procedurave ambulantore që janë kryer, krahasuar me përudhen e njëjtë të viti të kaluar, që i bie 12 mijë e 81 shërbime janë kryer. Po ashtu, ka rritje të numrit të pacientëve që kanë qenë të spitalizuar diku për 17.4 për qind, shprehur në numër i bie 722 pacientë kanë qenë të spitalizuar në pjesë stacionare që janë trajtuar”, potencon Krasniqi.
Në intervistën për KosovaPress, Krasniqi thekson se Klinika e Dermatologjisë ka mungesë të infermierëve, derisa shton se ka nevojë të bëhen ndryshime edhe në sistemin e brendshëm elektronik të shërbimeve ambulantore, për shkak që ende punohet në formën klasike, me dorë.
Lidhur me këtë nevojë, ai shton se kanë marrë sinjale pozitive nga menxhamenti i ri i ShSKUK-së, për çka thotë se deri më tani kjo klinikë është lënë anash dhe nuk e ka pasur mbështetjen e duhur.
“Kemi mungesë të stafit të mesëm, kemi pak, krahasuar me mjek dhe me nevojat që janë reale…Kemi momentalisht 20 specialistë të punësuar në Klinikën e Dermatologjisë…Sa i përket stafit të mesëm 26 infermierë punojnë me moshën mesatare…. Ne kemi mungesë të sistemit të brendshëm të sistemit elektronik apo Data Bazë atë të shërbimeve ambulantore sikur që janë shërbimet e tjera internistike. Ende punohet në formën klasike me protokol me dorë. Është bërë kërkesa në muajin janar, mirëpo janë bërë shpesh ndërrimet e menaxhmentit brenda ShSKUK-së dhe menaxhmenti i ri ka dhënë sinjale të them pozitive për përkrahje. Ngase deri më tani prej periudhës së pasluftës, Klinika e Dermatologjisë është lënë anash dhe nuk është mbështetur sa është dashur të mbështetet”, thotë Krasniqi.
Ndryshe, shërbimi i Dermatologjisë si repart daton që nga viti 1959 në Spitalin e Përgjithshëm në Prishtinë, ndërkaq spitali për sëmundje mykotike ka funksionuar prej vitit 1950 deri në vitin 1958 në Pejë. Në vitin 1972, u hap Klinika e Dermatologjisë në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë, e cila funksionoi si organizatë e punës së bashkuar deri në vitin 1977.
Ndërsa, nga qershori i vitit 1999, Klinika e Dermatologjisë, veprimtarinë e saj e ushtron në kuadër të QKUK-së. Kjo klinikë që nga viti 2003, funksionon në gjysmën e hapësirës së dedikuar për këtë klinikë, ngase sipas një vendimi i është marrë gjysma e hapësirës për periudhën e përkohshme 2 vjeçare dhe i është dhënë Klinikës së Pulomologjisë.
Të tjera
-
Bislimi udhëton në Bruksel, nesër pritet takim me Petkoviqin
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nesër në Bruksel pritet të tak...
-
Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret b...
-
Molliqaj publikon foto të Kurtit dhe Elbert Krasniqit në veri: Mashtrimi dhe realiteti
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy fotografi ...
-
Kurti: Bashkë do të sigurojmë që Kosova të jetë një vend më i banueshëm, me i qëndrueshëm dhe i sigurt për brezat e ardhshëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pasdites mori pjesë ...
-
Lladrovci: Duhet të ndalet degradimi i shtetit, zgjedhjet e 9 shkurtit janë rast t’i jepet fund qeverisjes aktuale
Kryetari i Drenasit që vjen nga rradhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka reaguar ...
-
Kurti i shkon në vizitë Sabri Fejzullahut: Për ditëlindjen e tij të 77-të na pritën me ngrohtësi
Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzulla...
-
Ardita Sinani njoftim të rëndësishëm qytetarëve në Preshevë për problemin me qentë endacak
Kryetarja e Preshëvës, Ardita Sinani, njofton qytetarët se nga nesër do të fi...
-
Përurohet Shtëpia e Kulturës në Suharekë, Haradinaj: Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetjen e duhur nga niveli qendror
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me 12 vjet e 9 muaj bur...
-
Agim Bahtiri e lëshon edhe këtë deklaratë: Edhe 146 ditë vendi mbetet pa opozitë
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka befasuar me deklaratën e dhënë së...
-
Kusari-Lila: PDK, gjithçka munden me qenë veç liberalë jo
Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka th...
-
Ministrja gjermane: Kosova dhe Gjermania po bashkëpunojnë për një Evropë të gjelbër
Ministrja Federale gjermane për Klimë, Anna Lührmann, dhe kryeministri i Koso...