Lajme

Protestohet për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 03 November 2023

Të premten para Prokurorisë Speciale të Kosovës është mbajtur protestë për të kërkuar drejtësi për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Protesta u organizua dy ditë para se të bëhen 7 vjet nga vdekja e Deharit.

“U mbajt pa gjykim, po mbahet pa hetim”, “ Ne jemi Astrita”, “Prokurori mos flej, heto rastin”, “Drejtësi për Astritin” janë disa nga mesazhet e protestuesve.

-Advertisement-

Protesta u kryesua nga familja e Astrit Deharit dhe avokati i tyre, Tomë Gashi.

Ata akuzuan prokurorinë për fshehje e manipulim të rastit.

Më 4 gusht të vitit 2016 objekti i Kuvendit të Kosovës u sulmua me një granatë dore. Me 30 gusht të atij viti, Policia kishte arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, si të dyshuar për kryerjen e sulmit. Një nga ta ishte Astrit Dehari.

Bashkë me të tjerët, Astriti kishte përfunduar në paraburgim në Prizren, teksa priste për një aktakuzë, ngritjen e së cilës nuk e përjetoi. Me 5 nëntor të vitit 2016, Astrit Dehari, u gjend i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera