Kjo është fjala më e kërkuar e vitit 2023
Autori: Gazeta inFokus
08:49 | 02 November 2023
“AI” ka pësuar një rritje të katërfishtë këtë vit, krahasuar me një vit më parë duke u renditur kështu fjala më e kërkuar e vitit 2023 nga fjalori “Collins”.
“AI” ka lënë pas termat “nepo baby” dhe “deinfluencing”, të cilat kanë qenë risi në motorin e kërkimit.
“Nepo baby” termi i përdorur për të përshkruar djemtë dhe vajzat e personazheve të famshëm, karriera e të cilëve supozohet se ka marrë hov falë prindërve të tyre të famshëm, ndërsa “deinfluencing” shpjegohet si “përdorimi i mediave sociale për të paralajmëruar ndjekësit të shmangin disa produkte komerciale, zgjedhje të stilit të jetesës, etj”.Fjala më e kërkuar e vitit zgjidhet nga leksikografë që monitorojnë një sërë burimesh, përfshirë edhe mediat sociale.
Shqetësimet shëndetësore ishin të dukshme në vitin 2023, sipas botuesve, ndaj edhe “ultra-processed””, një term që i referohet ushqimit që “përgatitet duke përdorur metoda komplekse industriale nga përbërës të shumtë, shpesh duke përfshirë përbërës me pak ose aspak vlera ushqyese”, është renditur në vendet e para në fjalor, por jo më larg mbetet edhe “semaglutide”, ilaçi që njihet për efektin në heqjen e oreksit. Përdorimi i termit është trefishuar duke nisur që nga viti i kaluar.
Alex Beecroft, menaxher i “Collins”, tha se “nuk kishte dyshim” se “AI” kishte qenë “pika kryesore më e përfolur e vitit 2023″.
“Ne e dimë se AI ka qenë një fokus i madh këtë vit, në mënyrën se si është zhvilluar dhe është bërë shumë shpejt aq e përhapur dhe e ngulitur në jetën tonë sa çdo teknologji tjetër dikur futuriste, por tashmë e përditshme”. E përcaktuar si “modelimi i funksioneve mendore të njeriut nga programet kompjuterike”, “AI” u zgjodh, sepse “është përshpejtuar me një ritëm kaq të shpejtë dhe është bërë biseda dominuese e vitit 2023”,- shtoi botuesi.

T� tjera
-
“Ultimatum 24 orë me u shkarku ministrat”, aktivistja Mjeku: Nëse nuk dorëhiqen, rrugët e sheshet kanë me qenë të mbushura
Aktivistja Anita Mjeku, duke folur për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt, tha...
-
E tmerrshme, publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt duke ia djegur rrobat
Në emisionin “MAT” në Klan Kosova janë publikuar pamje të një prej momenteve ...
-
“‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’”, Veliaj shkruan letër nga burgu i Fierit
Disa orë pas transferimit në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion ...
-
Nesër Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit
Gjatë ditës së nesërme është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, k...
-
“Nuk i kam thënë zyrtarisht”- Ish-kryeshefi i KOSTT-it i kërkon falje ish-anëtarës së bordit pas poshtërimit seksual ndaj saj
Ish-anëtarja e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Ajrina Gashi-Hamdiu, ka treg...
-
“E pafalshme”, Deliu-Kodra: Ende pa u varrosur Arlinda Zekaj, Donika Gërvalla tha në Kuvend se ajo nuk iu drejtua qeverisë për ndihmë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, ku po ...
-
“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, do të qëndrojë një muaj...
-
Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen
Presidenti Bajram Begaj ka thirrur partitë politike për konsultime lidhur me ...
-
Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit
Ana Brnabiq, nënkryetare e Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe ushtruese e det...
-
Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu
Natyra Kuçi, e cila ishte shoqe e Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga...
-
Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka reaguar publikisht nda...
-
Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto...
































