Lajme

Tahiri: Xhelal Sveçla kurrë s’është marrë me Ligjin e Pagave

Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 02 November 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla nuk është marrë asnjëherë me Ligjin e Pagave.

Madje sipas Tahirit, ministri Sveçla është marrë me pjesëtarët e Policisë vetëm kur ka pasë nevojë të shkojë në veri të vendit.

“Xhelal Sveçla kurrë s’është marrë me ligj të pagave në jetë të vet. Xhelal Sveçla është marrë me këtë polici kur ka pasë nevojë me shku në veri të Kosovës, këtë e dinë krejtë Kosova, krejtë njerëzit që janë në Qeveri. E din Xhelal Sveçla e din Hekuran Murati që nuk guxon me thënë në Kuvend. Deri në një kohë të caktuar unë e kam adresu shumë gishtin tek Hekuran Murati. Por dihet që me këtë ligj janë marrë në ministri të tij krejtë tjerë njerëz, kurrë s’është marrë Xhelal Sveçla, kurrë në jetë të vet. Është marrë një ekip teknik që nuk mujnë me i dhënë drejtim. Xhelali nuk ka pasë përgjigje unë i kam thënë a e ke lexu, e kam lexu tha. I thash a mundesh me ma dhanë me lexu para se me ardhë ligji i pagave, do me thënë këtu është një lajthitje. Albin Kurti është në lajthitje Hekuran Murati. Hekuran Murati e ka pasë buxhetin, tha ai në Tëvë1.

-Advertisement-

Derisa theksoi se qeverisja aktuale nuk ka arritë ta bëjë një rregullore që sipas tij, i përcakton vlerën e koeficientit, përqindjen e pagës bazë dhe pagesën për përvojë pune.

“Këta nuk kanë arritë me bo një rregullore që i përcakton tri sene, vlerën e koeficientit me kohë, përqindjen e pagës bazë që shkon në rrezikshmëri, shtesat tjera që ju takojnë dhe pagesën për përvojë pune. Kur këto ishin bë me pagën bazë atëherë këta kishin qenë në rregull”, tha Tahiri.

Ndryshe sot rreth 40 pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dolën në protestë sot para ndërtesës së Qeverisë.

Pjesëtarët e policisë të veshur me uniforma, shprehën pakënaqësinë e tyre rreth shumës së shtesës së rrezikshmërisë e cila u aprovua në mbledhjen e Qeverisë të premten e javës së kaluar.

Derisa ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në reagimin e tij ka thënë se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë mbështetjen më të madhe, si në aspektin financiar ashtu edhe me ngritjen në strukturë.

Teksa ka thënë se të ardhurat mesatare mujore gjatë këtij viti të zyrtarëve që protestuan sot janë mbi 2.200 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera