Bie mbështetja për Presidentin Biden mes votuesve afrikano-amerikanë dhe hispanikë
Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 31 October 2023
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, sondazhet e fundit tregojnë zbutjen e mbështetjes mes votuesve afrikano-amerikanë dhe hispanikë për Presidentin Joe Biden. Analistët theksojnë se rënia e mbështetjes nuk është ekstreme, por në rast të një gare të ngushtë, ato mund të jenë vendimtare. Fushata e Presidentit Biden i tha Zërit të Amerikës se nuk po merr asnjë votë si të mirëqenë.
Kur demokrati Joe Biden u zgjodh në postin e presidentit në nëntor të vitit 2020, ai gëzonte mbështetjen e më shumë se 70 për qind të votuesve jo të bardhë, sipas gazetës New York Times. Por kjo mbështetje duket se po bie.
Një analizë e kësaj gazete në fillim të shtatorit tregon se zoti Biden gëzon një mbështetje prej 53% të votuesve jo të bardhë përballë republikanit Donald Trump. Analiza bazohet tek përpilimi i sondazheve të marra mes viteve 2022 dhe 2023 nga New York Times dhe Kolegji Siena, sipas gazetës.
Madelaine Bushey, bijë emigrantësh nga Peruja, thotë se e mbështet rizgjedhjen e zotit Biden dhe se nuk është e habitur që disa hispanikë po anojnë në krahun republikan.
“Hispanikët janë paksa konservatorë. Çështjet e abortit, të drejtat e grupeve LGBTQ+ po zënë një hapësirë të madhe në media dhe komuniteti ynë është konservator për këto çështje. Republikanët po gjejnë mbështetje tek hispanikët”.
Analistët thonë se disa hispanikë dhe afrikano-amerikanë kanë prirje drejt së djathtës.
“Po vërejmë hispanikë dhe afrikano-amerikanë konservatorë që po i bashkohen Partisë Republikane. Kjo zhvendosje pasqyron prirjet ideologjike gjatë dekadave”, thotë zoti Omar Wasow me Universitetin e Kalifornisë.
Në një bisedë me Zërin e Amerikës, profesori i Universitetit të Kalifonisë, Zoltan Hajnal thotë se prirjet nuk janë të qarta.
“Nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për të analizuar ndikimin e prirjeve në të ardhmen ose nëse do të vazhdojë kjo prirje”.
Historikisht, rreth 90% e afrikano-amerikanëve votojnë për demokratët, por disa votues i thanë Zërit të Amerikës se ende janë të pavendosur për zgjedhjet e vitit 2024. Ata thonë se janë të zhgënjyer nga administrata e Presidentit Biden, kryesisht kur flitet për pabarazitë sociale dhe ekonomike. Votuesja Lonnie Persley thotë se ekonomia është problem shqetësues.
“Inflacioni është alarmant dhe nuk kemi një rritje të mirë të pagave”.
Denise Williams thotë se ka pabarazi sociale dhe ekonomike të pazgjidhura.
“Për sa i përket kujdesit shëndetësor dhe të ardhurave për grupet e pakicave, nuk janë në të njëjtën shkallë”.
Fushata e zotit Biden thotë se axhenda e presidentit gëzon popullaritet mes afrikano-amerikanëve dhe hispanikëve
dhe se vazhdojnë përpjekjet për t’i komunikuar tek këto komunitete arritjet e administratës.
“Nuk jemi të përqendruar tek çdo sondazh. Po përpiqemi të jemi pranë çdo komuniteti vendimtar për zgjedhjet. E dimë se nuk mund ta marrim si të mirëqenë votën e afrikano-amerikanëve dhe hispanikëve. Kjo është arsyeja pse po përpiqemi të komunikojmë me çdo votues që në fazat e hershme të fushatës”, thotë për Zërin e Amerikës Kevin Muñoz, zëdhënës i fushatës së Presidentit Biden.
Fushata e zotit Biden po shpenzon 25 milionë dollarë për të komunikuar përmes reklamave me votuesit hispanikë dhe afrikano-amerikanë në shtetet fushëbetejë. /VOA
Të tjera
-
Dervishaj: Sakrifica e veteranëve do të mbetet gjithmonë frymëzim për brezat e ardhshëm
Në kuadër të Ditës së Veteranit, kandidati për deputet nga PDK-ja, Shahin Der...
-
Sot u ngrit aktakuza e dytë ndaj Nagip Krasniqit, Kurti e mbron fuqishëm: Ai i ka çmendur me suksese kundërshtarët
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish kryeshefit të KEK’ut, ...
-
Kurti: E kam menduar vizitën në Hagë, por faktori kryesor që më ka ndaluar është se duhen plotësuar shumë formularë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për emisionin RTK PRIM...
-
Sulmi në Iber-Lepenc, Kurti: Partnerët tanë nuk po duan ta fajësojnë Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për qeverisjen e tij katërvjeça...
-
Punonjësit e policisë në Shqipëri shpërblehen me 100 euro për festat e fundvitit
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pas mbledhjes së sotme të qeverisë deklaroi...
-
“Veç sa e falem jacinë bashkë”, Fatmir Latifaj tregon kush është viktima në Shipol, ishte duke u kthyer nga xhamia kur u godit
Një person me bicikletë është goditur nga një veturë para pak minutash në Shi...
-
Dita e Veteranit, kandidati për deputet, Shahin Dervishaj, merr pjesë në takimin me veteranët e Skenderajt
Kandidati për deputet nga PDK-ja, afaristi, Shahin Dervishaj, ka marrë pjesë ...
-
Serbi: Dënohen prindërit e një nxënësi që vrau 10 veta në një shkollë në Beograd
Një gjykatë në Serbi dënoi të hënën prindërit e një të riu, i cili vitin e ka...
-
Gjobë dhe konfiskim i patentë shoferit ndaj dy shoferëve që kryen gara të jashtëligjshme në Mitrovicë
Policia e Kosovës në Mitrovicë ka identifikuar dhe marrë masa ndaj dy shoferë...
-
Hamza me premtime në Ditën e Veteranit: Rriten 50 % përfitimet e të gjitha kategorive të luftës
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka uruar Ditën e ...
-
Koreja e Jugut urdhëron inspektim të linjave ajrore pas aksidentit të rëndë
Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok urdhëroi të hënën një in...
-
Aktakuzë kundër tre personave për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë nda...