Lajme

Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 31 October 2023

Një përvojë në një Coffee Show është një ndërthurje e mrekullueshme e aromës, shijes, dizajnit, inovacionit dhe pasionit të lidhur me botën e kafesë. Këtu po ju sjell një përshkrim të eksperiences të ekipit përfaqësues të Prince Caffe në Coffee Show B2B në Zagreb të Kroacisë.

Një Coffee Show B2B në Zagreb ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të prezantuar Prince Caffe-n me një gamë të gjerë të produkteve të kafesë të cilat janë të përshtatshme për çdo treg dhe preferencë. Përveç kësaj, Prince Caffe ofron ndihmë për personalizimin e paketimit të produktit dhe blerjen e produkteve me brand-in tuaj (Private Label).

Duke u takuar me Distributorët më të mëdhenjë në Kroaci dhe rrjetet e marketeve të njohura si Konzum, Plodine etj, Prince Caffe i’u ofroj të pranishmëve një eksperiencë të shijes së larmishme të kafesë. Ata prezantuan shijet e tyre unike dhe shumëllojshmërinë e produktit të tyre. Pjesa më e rëndësishme e kësaj eksperience ishte mundësia për të provuar kafetë e tyre të freskëta dhe për të mësuar më shumë rreth cilësive të ndryshme të tyre.

-Advertisement-

Në këtë ngjarje, Prince Caffe shpërndau mostra të kafesë dhe produkte të tjera që ofrojnë. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të zbuluar produktet e reja të kompanisë dhe për të marrë me vete disa nga shijet e tyre të shkëlqyera. Devolli Corporation me Brendin e saj Prince Caffe është e njohur në prodhimin e kafesë që nga viti 2003 dhe ofron mbi 50 lloje te kafesë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera