Rizvanolli nuk shkon në raportim për grevën në “Trepçë”, përplasen pushteti e opozita
Autori: Gazeta inFokus
11:52 | 31 Tetor 2023
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli nuk është paraqitur për raportim në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”.
Mimoza Kusari-Lila nga LVV ka propozuar që të bëjnë një takim me përfaqësuesit sindikal. Ajo ka thënë se janë në Kuvend kryetari i sindikatës, Ibrahim Januzi së bashku me 8 përfaqësues me ta.
Por kryetari i Komisionit, deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka thënë se në rend të ditës e kanë raportimin e ministres dhe se ajo nuk ka pranuar që të jetë pjesë në këtë mbledhje duke thënë se është në udhëtim zyrtar.
Shala ka thënë se kërkesa ka qenë fillimisht të dëgjojmë ministren dhe ajo të ju tregojë se pse minatorëve po u vonohen pagat, pse nuk u po paguhet trusti, pse po suspendohen sindikalistët.
“Urgjentisht Qeveria të ndalë masat represive ndaj minatorëve të Trepçës”, ka bërë thirrje ai.
Ai ka thënë se është dakord që të dëgjojë sindikalistët dhe ka hapur debatin në Kosmision.
Por Kusari-Lila ka kërkuar që të dëgjohen sindikalistët pasi sipas saj jo të gjitha kërkesat e tyre janë të ligjshme.
Shala e ka quajtur Kusari-Lilën zëdhënëse të Qeverisë, duke thënë se këto kanë dashur t’i dëgjojmë nga ministrja.
Edhe deputeti i AAK-së Pal Lekaj, ka thënë se ministrja edhe sikur të ishte jashtë vendit do të duhej të ndërpriste vizitën dhe të vinte dhe t’i takonte minatorët. Sipas tij, ndërmarrja është buzë falimentimit dhe kjo shkaku i politizimit të bordit nga ana e pushtetit.
“Minatorët kërkojnë zgjidhje që janë elementare. Një kryeshef që nuk qanë kokën për minatorët pse duhet të jetë”, ka thënë ai. Sipas tij, ministrja do të duhej patjetër të vinte dhe të raportonte për një zgjidhje.
Ka thënë se kjo Qeveri e ka jetëgjatësinë duke krijuar kriza e jo duke i zgjidhur probleme.
Edhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka akuzuar deputetët e LVV-së se po tentojnë të përçajnë sindikatën pasi sipas saj nuk është njoftuar Komisioni.
Ajo ka thënë fillimisht kërkojmë që të raportojë ministrja e më pas t’i dëgjojmë sindikalistët.
Por, Kusari-Lila ka thënë se u kanë bërë ftesë përfaqësuesve që të dëgjojnë të vërtetën se si kanë hyrë në grevë.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...































