Drejtori i zyrës për kërkime sociale në Serbi i bën thirrje opozitës: Lajmërojeni Vuçiqin në Agjencinë Kundër Korrupsionit
Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 31 October 2023
Drejtori Ekzekutiv i Byrosë për Kërkime Sociale (BIRODI) Zoran Gavriloviq tha sot se opozita duhet të reagojë ndaj faktit që presidenti serb Aleksandar Vuçiq po udhëheq fushatën e partisë nga ajo pozitë.
Madje ai ka sugjeruar opozitën që t’i drejtohen Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Gavriloviç i tha gazetës Danas se në këtë mënyrë Vuçiq po “kap” si parlamentin aktual ashtu edhe atë të ardhshëm, duke “marrë me qira vlerësimin e tij në mënyrë që Partia Progresive Serbe (SNS) të marrë sa më shumë vota.
Ai beson se pa Vuçiqin, i cili ishte kryetar i SNS-së deri në maj, ndikimi i deputetëve, madje edhe ndikimi i asaj partie, do të ishte dukshëm më i ulët.
“Për t’ia kthyer, deputetët i qëndrojnë besnikë dhe e tolerojnë sjelljen e tij antikushtetuese, e cila është shumë e rëndësishme për të. Për ta ndalur këtë duhet të veprojë Agjencia për Luftën kundër Korrupsionit. Kjo është një marrëdhënie që shkel nenin 40 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe ne duhet të insistojmë në këtë”, tha ai.
Gazeta Danas shkruan se gjatë javës së kaluar Vuçiq ka hapur segmente të autostradave, ka pajisur spitalet, ka lansuar sistemin “Më gjeni” dhe se gjashtë ditët e fundit ka qenë mysafir në katër televizione me frekuencë kombëtare.
Të tjera
-
Haradinaj ngjitet Majës së Strellcit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft ak...
-
Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërm...
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...
-
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgje...
-
Gjendja e fëmijës që u plagọs nga vëllai në Suharekë është stabile
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suha...
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...
-
Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë BE-së përfshirjen e Kosovës në iniciativën ECMI
Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së c...
-
Gerxhaliu: Me investimet direkte nga BE, SHBA dhe Kina “Serbia e madhe ekonomike” po bëhet realitet!
Se nuk ka aleanca strategjike por vetëm alenca ...
-
Gara presidenciale amerikane, Trump premton ditën e çlirimit, Harris u shkruan shqiptarëve
Tashmë numërimi mbrapsh ka filluar… kanë mbetur vetëm 2 ditë përpara se Ameri...
-
Ministria e Drejtësisë: Për herë të parë secila komunë do të ketë së paku nga një noter
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë këtij mandati është trefishuar nu...