SHBA, thirrje Izraelit për të mbrojtur jetët e civilëve në Gazë
Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 30 October 2023
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden pati një bisedë telefonike të dielën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ku ai theksoi nevojën që Izraeli të mbrojë qytetarët e vet nga terrorizmi në një mënyrë të tillë që mbron civilët, tha Shtëpia e Bardhë.
Biseda mes tyre u bë ndërsa janë shtuar kritikat për vdekjen e civilëve palestinezë.
Zoti Biden gjithashtu theksoi nevojën për të rritur menjëherë fluksin e ndihmës humanitare “për të përmbushur nevojat e civilëve në Gaza”.
Administrata e Presidentit amerikan, Biden është vendosur gjithnjë e më shumë nën trysni për ta bërë të qartë se mbështetja e palëkundur ndaj Izraelit, nuk do të thotë miratim për të gjitha veprimet e aleatit të Shteteve të Bashkuara në enklavën e varfër bregdetare.
Më herët në disa intervista për televizionet amerikane, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se Izraeli ka përgjegjësinë të mbrojë jetët e njerëzve të pafajshëm në Gaza.
Zoti Sullivan tha se Uashingtoni po i bënte pyetje të vështira Izraelit, përfshirë për çështje që lidhen me ndihmën humanitare, dallimin mes terroristëve dhe civilëve të pafajshëm dhe planet e Izraeli për operacionin ushtarak.
“Ne besojmë se në çdo orë, çdo ditë të këtij operacioni ushtarak, IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit), qeveria izraelite duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për të bërë dallimin mes terroristëve të Hamasit që janë objektiva legjitime ushtarake dhe civilëve që nuk janë”, tha zoti Sullivan në CNN.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare tha gjithashtu se kryeministri Netanyahu ka përgjegjësinë të “frenojë” pjesëtarët ekstremistë të vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor, nën kontrollin e Izraelit.
“Është krejtësisht e papranueshme që të ketë dhunë nga elementët ekstremistë kundër njerëzve të pafajshëm në Bregun Perëndimor”, tha ai.
Sulmi brutal i befasishëm i grupit militant palestinez Hamas brenda Izraelit më 7 tetor, i cili shkaktoi vdekjen e 1,400 personave, solli si kundërpërgjigje një valë bombardimesh ajrore nga Izraeli dhe së fundmi një operacion nga toka.
Militantët kanë marrë mbi 220 persona peng nga Izraeli, të cilët besohet të jenë në Gaza.
Autoritetet mjekësore në Rripin e Gazës që janë nën kontrollin e Hamasit, thonë se 8,005 palestinezë janë vrarë nga sulmet e Izraelit në enklavën me 2.3 milionë banorë.
Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Hamasin një organizatë terroriste.
Militantët e Hamasit që kontrollojnë Gazën kanë depërtuar në mesin e popullatës palestineze dhe në infrastrukturën civile, duke e bërë operacionin kundër tyre jashtëzakonisht të vështirë, vuri në dukje zoti Sullivan.
“Kjo i shton vështirësitë për Izraelin por nuk e pakëson përgjegjësinë e tij sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, për të bërë dallimin midis terroristëve dhe civilëve dhe për të mbrojtur jetët e njerëzve të pafajshëm, dhe kjo është shumica dërrmuese e njerëzve në Gaza”, tha zoti Sullivan.VoA
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...