Lajçak për takimet e fundit në Bruksel: Palët s’u pajtuan për modalitetet e zbatimit, shpresoj të sqarohemi javët e ardhshme
Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 29 October 2023
I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në përmbledhjen javore të agjendës së tij, ka shkruar për takimet e të enjtes që u zhvilluan në Bruksel, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq patën me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministren italiane, Giorgia Meloni, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe shefin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Lajçak ka treguar, se Kurti dhe Vuçiq janë treguar të gatshëm për zbatimin e marrëveshjes, por kanë pasur mospajtime për modalitetin.
Më tutje, emisari i BE-së, ka thënë se Kurti dhe Vuçiq kanë pasur pyetje e komente, duke shtuar se shpreson se do të sqarohen gjatë javëve të ardhshme.
Përpos kësaj, Lajçak përmendi edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se po kërkojnë opsione moderne evropiane.
Por ai shton se Asociacioni nuk është vetmja çështje që ka nevojë për zbatim, pasi edhe Serbia ka obligime të pazgjidhura.
”E mirëpres që të dy liderët treguan gatishmëri për zbatimin e Marrëveshjes, megjithëse nuk arritën të bien dakord për modalitetet. Ata kishin komente dhe pyetje për propozimin evropian për statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, të cilin ua kemi paraqitur gjatë misionit tonë të përbashkët të shtunën e kaluar”.
”Shpresoj se do të jemi në gjendje të sqarojmë pyetjet dhe shqetësimet e hapura në javët në vijim. Statuti ynë propozon një mënyrë moderne evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane dhe nuk i kalon kufijtë e kuq të Palëve siç janë përcaktuar më parë. Por ky nuk është i vetmi element që ka nevojë për zbatim. Edhe Serbia ka shumë obligime të pazgjidhura nga Marrëveshja dhe ne duhet të shohim që zbatimi të përparojë paralelisht, në mënyrë që edhe Kosova edhe Serbia të marrin atë që kanë rënë dakord. Fokusi tani duhet të jetë në avancimin e zbatimit të Marrëveshjes pa parakushte apo vonesa. Siç u shpreh qartë tre liderët evropianë, formalitetet nuk duhet të pengojnë këtë proces të rëndësishëm. Me këtë në mendje, unë do të ftoj kryenegociatorët së shpejti në Bruksel për të diskutuar hapat e ardhshëm”, ka thënë Lajçak.
Të tjera
-
Rizvanolli mohon se pajisjet efiçiente shkaktuan mbingarkesën në rrjet: Pa subvencionim, situata sot do të ishte më keq
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mohuar pretendimet se masat e su...
-
“Dojna me u qorru prej terri, prej zhvillimit të hovshëm ekonomik” – Shikoni si ironizojnë për ndaljen e rrymës Berat Rukiqi e Shkelzen Dakaj
“Dojmë me u qërru prej territ, prej zhvillimit të hovshëm ekonomik”, kështu i...
-
Goditet nga vetura një këmbësor te “Bill Clintoni”
Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Clinton” në Prishti...
-
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut –KOSTT-i, ka njoftuar se është...
-
Kurti-ambasadorëve: Për secilën gënjeshtër që shpërndan Serbia, duhet të veproni shpejt e ta keni të gatshme të vërtetën
Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën pu...
-
Parashikimi i motit për natën e Vitit të Ri
Mot kryesisht me kthjellime parashihet me kalimin në vitin e ri 2025. Tem...
-
Haziri tha se që 30 orë Gjilani ka mbetur pa rrymë, KOSST: Kishte punime, ishte e domosdoshme ndërprerja
KOSST ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Gjilan,...
-
Kurti pjesë e ceremonisë së hapjes të edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve, ky është fjalimi i tij
Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën pu...
-
Memli Krasniqi kishte paralajmëruar qeverinë Kurti se do t’i lë qytetarët në terr
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e kishte paralajmër...
-
Kosova paguan mbi 51 milionë euro për pensionistët jashtë shtetit
Izet Dushi, 80 vjeç, jeton në Suedi, por merr pension kontributpagues nga bux...
-
Kolona kilometrike në hyrje të Prishtinës nga Fushë-Kosova e Veterniku
Ndonëse është vikend, sot janë vërejtur kolona të mëdha në hyrje të kryeqytet...
-
“Ajrin e kemi helm ndërsa qeveria është e shurdhër”: Protestohet në Shkup
Në Shkup u mbajt protestë për herë të dytë, lidhur me ndotjen e ajrit. Kësaj ...