Lajme

Haradinaj bën shqiponjën me Begajn në Pukë, flasin edhe për zhvillimet politike

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 28 October 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Gjatë qëndrimin në Iballë të Pukës, kisha kënaqësi që me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj të bisedojmë për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Haradinaj ka thënë se rruga për anëtarësimin e Kosovës në NATO është e paalternativë.

“Kënaqësi të ndajmë mendimet e njëjta, që Kosova sa më parë t’i kthehet rrugës së saj të paalternativë për anëtarësimin në NATO, sepse kjo nënkupton më shumë siguri në rajon e më shumë paqe në botë”, është shprehur Haradinaj.

Ai bashkë me Begajn ka bërë edhe simbolin kombëtar me duar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera