Presidenti francez viziton sot Izraelin, bisedime me kryeministrin Netanyahu
Autori: Gazeta inFokus 07:39 | 24 October 2023
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të vizitojë Izraelin sot, për të shfaqur solidaritetin me këtë shtet dhe për të vazhduar punën për lirimin e pengjeve që po mbahen në Rripin e Gazës.
Sipas Presidencës franceze, Macron do të bisedojë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe do të takohet me banorë që kanë shtetësi izraelite dhe franceze që kanë familjarë të vrarë, por edhe familjarët e pengjeve.
Macron po ashtu mund ta shfrytëzojë këtë vizitë për të biseduar me partnerët arabë në rajon, tha Presidenca franceze, pa dhënë më shumë detaje.
Izraelin e ka vizituar javën e kaluar presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që shprehu mbështetjen e shtetit të tij për Izraelin, pas sulmeve vdekjeprurëse të militantëve të Hamasit më 7 tetor.Që nga sulmet e koordinuara të Hamasit, Izraeli ka bombarduar pareshtur Rripin e Gazës, territor që kontrollohet nga Hamasi dhe ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë.
Izraeli është zotuar për një sulm tokësor në Gazë, përderisa ka thënë se synon të zhdukë militantët e Hamasit. Gjatë sulmeve të 7 tetorit, Hamasi ka marrë 222 pengje.Dy pengje amerikane u liruan ditë më parë, pas ndërmjetësimit të Katarit. Shtetet perëndimore po punojnë me shtetet rajonale në Lindjen e Mesme për të liruar më shumë pengje që po mbahen nga militantët palestinezë.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...