Hajdari takon përfaqësuesit e kompanisë Masdar, flasin për mundësitë e investimit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
10:33 | 20 Tetor 2023
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari gjatë qëndrimit të saj në Emirate të Bashkuara Arabe, takoi menaxhmentin e lartë të kompanisë prestigjioze Masdar, të përfaqësuar nga U. Serkan Ata, me të cilin diskutuan rreth klimës së të bërit biznes në Kosovë dhe mundësitë që ofrohen për investimet e qëndrueshme në vendin tonë.
Në komunikatë thuhet se ministrja Hajdari gjatë qëndrimit të saj në Emirate të Bashkuara Arabe, ka krijuar ura bashkëpunimi me kompaninë prestigjioze të energjisë së ripërtërishme dhe hidrogjenit të gjelbër Masdar.
Ministrja Hajdari e shoqëruar nga kolegët e MINT, ME dhe ambasadori i Kosovës në EBA, i informoi ata lidhur me progresin ekonomik, demokratik dhe përparësitë për investime në Kosovë, përfshirë prioritetet e politikave industriale dhe të energjisë, reformat me 16 e më shumë ligje të të bërit biznes në Kosovë, duke theksuar mundësitë e aplikimit dhe negocimit përmes ligjit për partneritet publiko-privat, projektligjit për investimet e qëndrueshme dhe projektligjit për burimet e ripërtërishme.
“Përfaqësuesit e kompanisë Masdar shprehën interesimin për projektet në fushën e energjisë së ripërtërishme dhe për instrumentet të cilat e përkrahin të investuarit në Kosovë, për të cilat Ministrja Hajdari njoftoi më hollësisht për instrumentet dhe lehtësimet legjislative që nxisin dhe mbrojnë investimet e qëndrueshme në Kosovë. Ajo njëherazi u zotua që do t’i përcjellin informatat shtesë me projektet konkrete në kuadër të Protokollit të Parë të Komitetit të Përbashkët Ekonomik Kosovë – EBA, ku përfshihet edhe sektori i energjisë”, thuhet në komunikatë.
Në fund, Ministrja Hajdari ftoi përfaqësuesit e kompanisë Masdar për të vizituar Kosovën dhe për të parë nga afër mundësitë të cilat ofrohen për investime në vend.
Masdar është një nga kompanitë më të mëdha në botë të energjisë së ripërtërishme dhe një lider i hidrogjenit të gjelbër, duke i vendosur Emiratet e Bashkuara Arabe në ballë të tranzicionit të energjisë. Si një pionier në avancimin e sektorit të energjisë së pastër, Masdar është aktiv në më shumë se 40 vende në gjashtë kontinente dhe ka investuar në projekte mbarëbotërore.Kp

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...





























