Lifestyle

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 17 October 2023

Kjo javë do të jetë e mbushur me të reja interesante, ndaj gjej shenjën tënde dhe mëso se çdo të ndodhë.

Dashi

Mërkuri dhe Dielli do të bashkëveprojnë me Peshoren për të të dhënë një mesazh: Shikoje tablonë më qartë dhe mos ndërmerr vendime pa konsideruar faktet. E diela sjell një harmoni të këndshme mes Afërditës dhe Jupiterit, të cilat të nxisin të krijosh një lidhje të bukur me trupin tënd.

-Advertisement-

Demi

Do të përmbushësh një ambicie, duke bërë hapa të vegjël. Afërdita dhe Jupiteri të ndihmojnë të shërohesh dhe të forcosh edhe më shumë vetëbesimin tënd, në një formë më të fortë dhe të qëndrueshme. Në të njëjtën ditë, edhe Mërkuri hyn në Akrep për të të frymëzuar që të krijosh besim tek të tjerët dhe nga ana tjetër, t’u besosh atyre që të rrethojnë.

Binjakët

Shprehe veten, i dashur Binjak! Do të bësh atë që bën më mirë, të tregosh historitë me patosin dhe pasionin që të karakterizon. Aftësitë e tua tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe kjo javë do të shërbejë për ty si periudha e duhur për t’u kujdesur për shëndetin tënd mendor.

Gaforrja

Mos është momenti për t’u rikthyer në shtëpi, Gaforre? Do ta mbash zemrën tënde të mbrojtur nga gjithçka dhe do të rilidhesh me vendet, njerëzit dhe ndjesitë e bukura për ty. Është një moment ideal për të krijuar kujtime të reja me miq të vjetër, të cilët kanë fuqinë të të bëjnë të qeshësh dhe të të frymëzojnë për të bërë gjëra të mëdha.

Luani

Thuaje të vërtetën tënde, Luan, por nga ana tjetër, konsidero edhe perspektivën e njerëzve të tjerë. Nga e diela do të vjelësh frytet e një pune madhore që ke bërë. Në të njëjtën ditë, Mërkuri hyn në Akrep për të rritur inteligjencën tënde emocionale, që të jesh edhe më i ndërgjegjshëm për gjërat që po ndodhin përreth dhe për ndjenjat që po përjetojnë të tjerët.

Virgjëresha

Ulu me këmbë në tokë dhe përqendrohu te vlerat dhe aftësitë e tua. Gjej mënyrën e duhur se si t’i implementosh ato në jetën tënde të përditshme. Zgjero mendimin kritik, sidomos në marrëdhëniet që ke krijuar me të tjerët. Mërkuri do të hyjë të dielën në Akrep, për të forcuar aftësitë e tua të komunikimit, duke të sjellë disa zgjidhje fantastike.

Peshorja

Gëzuar ditëlindjen, Peshore! Ky është një sezon i mbushur me eklipse dhe shumë ndryshime do të ndodhin në jetën tënde. Të premten, pikërisht në shenjën tënde, Dielli bashkëvepron me Mërkurin, për të të ndihmuar të integrosh mësime të reja, të vyera. Shërohu nga një ngjarje e së shkuarës dhe mendo më shumë dhe më gjatë mbi të ardhurat e tua.

Akrepi

Mund t’i lësh pas ato që nuk të duhen në të tashmen, Akrep. Mos ngec në të shkuarën, pasi nuk do të mund të shijosh më atë që po ndodh tani, në këtë moment. Është një proces delikat, i cili të ndihmon të kuptosh se cilët janë miqtë e tut ë vërtetë.

Shigjetari

Merr në telefon miqtë, sepse kjo javë lidhet vetëm me takime me njerëzit që ke për zemër. Afërdita dhe Jupiteri do të ndikojnë pozitivisht në aspektin profesional, duke të krijuar raporte të ngushta me njerëz dhe kolegë që duan të të shohin duke shkëlqyer.

Bricjapi

Shkëlqe këtë javë, Bricjap! Të premten do të ndodhë një bashkëveprim interesant i Diellit dhe Mërkurit në Peshore, çka të bën ty të jesh fantastik në punën tënde. E mira është se të tjerët do ta vënë re këtë dhe ky është një bonus i madh për ty.

Ujori

Më pak teori, më shumë praktikë, Ujor. Këtë javë mos u merr shumë me abstrakten, por me faktet dhe gjërat që vërtetë kanë rëndësi për ty. Një person i dashur pranë teje kërkon besimin tënd, ndaj mos hezito ta krijosh si ndjesi. Në fund të javës do të kesh më shumë ide brilante dhe inovative që do të të ndihmojnë shumë.

Peshqit

Noto më thellë, bëj pyetje që të mësosh më shumë, shoqërohu me njerëz që të motivojnë, zgjero horizontin, udhëto, ndërmerr aventura dhe investo më shumë tek edukimi yt. Më pas, shih sesi fati, pozitiviteti dhe shpresa do të jenë në anën tënde.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera