Lajme

Kancelari gjerman: Përshkallëzimi i situatës në veri, tregon që Kosova e Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet e arritura

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 16 October 2023

Kancelari gjerman Olaf Scholz, në samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, ka thënë se ky proces është instrumenti më i mirë jo vetëm që të çlirohet potenciali i plotë I bashkëpunimit rajonal por edhe për të përshpejtuar integrimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Është shumë e qartë që fakti që jemi të ulur këtu së bashku ne e dimë që kemi një situatë të re shumë të vështirë jo shumë larg nesh që po ndodh tashmë me agresionin e Hamasit ndaj Izraelit, dhe të gjitha pasojat që ka dhe mund të ketë”, ka thënë Scholz.

Kancelari gjerman ka folur edhe për krizat në Ballkan, e konkretisht ato në veri të Kosovës, duke përmendur sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator.

-Advertisement-

Scholz ka thënë se është koha për të tejkaluar krizat.

“Krizat e shumëfishta këtu në rajon në Ballkanin Perëndimor kanë theksuar nevojën urgjente për të punuar më fort së bashku dhe për të tejkaluar antagonizmat. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet të cilat kanë vijuar për shumë më gjatë. Përshkallëzimet e fundit në veri të Kosovës, kanë vërtetuar sesa të rëndësishme janë këto”, u shpreh Scholz.

Kancelari gjerman porositi Kosovën dhe Serbinë që të zbatojnë marrëveshjet e arritura përmes dialogut.

“Ne duhet të përfundojmë më në fund zbatimin e marrëveshjeve të cilat janë arritur me anën e dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera