Lajme

LS-ja gati për zgjedhjet në veri, Rakiq: Vendimet politike i marrim në koordinim me Beogradin

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 13 October 2023

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, sot i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që sa më parë të shpallin zgjedhjet për kryetarë të rinj dhe asamble komunale në veri, me mesazhin se janë të gatshëm të marrin pjesë në to.

Rakiq në konferencën për media tha se “topi tani është në fushën e Prishtinës”.

“Duhet që këta kryetarë dhe këshilltarë të rrejshëm, të paligjshëm që prej muajsh maltretojnë qytetarët tanë, menjëherë të japin dorëheqjen dhe të largohen, të largohen nga ndërtesat tona, sepse nuk janë përfaqësues të popullit tonë. Qëllimi i tyre i vetëm është të maltretojnë qytetarët tanë”, theksoi Rakiq, raporton “Danas”.

-Advertisement-

Ai tha se “jeta për popullin serb po vështirësohet çdo ditë e më shumë” nga, siç tha ai, “regjimi i Kurtit” dhe se “presionet ndaj serbëve dhe Serbisë janë të paprecedenta”.

“Regjimi i Kurtit nuk ndalet së frikësuari popullin serb duke shkelur marrëveshjet, ligjet dhe të gjitha të drejtat e popullit serb. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe në këto kushte të pamundura të përpiqemi të jemi rrobaqepës të fatit tonë dhe të mbrojmë popullin”, tha Rakiq dhe shtoi se Lista Serbe gjithmonë merrte vendime politike në interes të qytetarëve dhe jo duke i parë nëse janë popullore apo jo.

Po ashtu, theksoi Rakiq, vendimet politike janë marrë gjithmonë në koordinim me Beogradin.

“Prandaj këtë herë do të dëgjojmë këshillat e presidentit Vuçiq dhe sot po dërgojmë mesazhin se jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës, dhe në këtë mënyrë të inkurajojmë një proces politik dhe dialog që do të çonte në realizimin e kushteve tona, të cilat i kemi theksuar disa herë deri më tani. Prandaj kërkojmë nga Prishtina që sa më parë të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme lokale për kryetarë dhe këshilltarë në të katër komunat në veri të Kosovës”, tha kryetari i Listës Serbe.

Ai theksoi se me tërheqjen nga institucionet ia dolën të kthejnë vëmendjen e opinionit botëror “se Kosova nuk është çështje e zgjidhur, se populli serb po vuan dhe se është e nevojshme të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”.

Lista Serbe më herët kishte refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës më 4 prill, derisa të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe të tërhiqet Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitë speciale.

Ato zgjedhje, të cilat u njohën nga bashkësia ndërkombëtare, edhe pse pjesëmarrja ishte rreth 3 për qind, ndodhën sepse më parë kryetarët dhe këshilltarët serbë dhanë dorëheqje dhe policët u larguan nga PK.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të veriut të Kosovës që të dalin me iniciativë për zgjedhje sa më parë në veri të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera