Parashikimi i horoskopit 12 Tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju
Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 12 October 2023
Dashi
Zbuloni njëherë se çfarë doni brenda vetes tuaj sot e më pas veproni. Nëse keni një lidhje mos u tregoni shumë kërkues ndaj partnerit tuaj sepse do keni konflikte dhe mosmarrëveshje me të. Me tolerancë, mirëkuptim dhe dashamirësi gjithmonë dilet fitimtar. Ju beqarët nuk do arrini dot ta bëni për vete personin që keni kohë që e pëlqeni dhe kjo do iu mërzitë mjaft. Nëse keni një lidhje veproni përherë me kujdes dhe pa u hapur shumë. Me pak përpjekje do gjeni edhe zgjidhje për gjërat që iu japë dukur tejet të vështira. Me financat jo çdo gjë do ecë mirë. Tregohuni të kujdesshëm në mënyrë që mos vuani më pas.
Demi
Gjatë kësaj dite do doni të argëtoheni pafundësisht dhe nuk do pyesni për hapat që duhet të hidhni për ta arritur këtë gjë. Nëse keni një lidhje asgjë e keqe nuk do iu ndodhë në jetën tuaj sentimentale edhe pse në fakt emocionet nuk do jenë ato që ju prisnit. Nëse jeni beqarë do bëni gjithçka vetëm për ta ndryshuar statusin dhe do ja dilni mbanë me sukses. Jeta do jetë më e bukur dhe më emocionuese nga sa e kishit menduar. Në punë do jeni tejet të talentuar dhe nuk do rrezikoni aspak. Ju do e dini mirë çfarë hapash të hidhni në çdo moment. Buxheti do përmirësohet mjaft falë një trashëgimie që do merrni.
Binjakët
Bëni kujdes gjatë kësaj dite sepse ndonjëherë pa e kuptuar mund të hidhni hapa të gabuara. Nëse jeni në një lidhje e sotmja do jetë mjaft delikate. Partneri nuk do jetë në humor të mirë dhe mund të kapet edhe pas detajeve të vogla. Ju beqarët duhet të reflektoni me kujdes edhe pasi të realizoni takime. Çdo hap duhet hedhur me kujdes në mënyrë që të mos ketë pendesa më vonë. Në punë nuk do jeni shumë të përqendruar dhe ky do jetë problem. Reflektoni dhe mundohuni të ndryshoni sjellje. Shpenzimet duhen kryer me kujdes edhe pse në tërësi situata do jetë e qëndrueshme.
Gaforrja
Nëse dini si ta menaxhoni ditën gjithçka ka për t’iu ecur më së miri sot. Edhe qielli mund të hapet e do dalë dielli. Nëse keni një lidhje bëni shumë kujdes me xhelozinë sepse ajo mund të shkatërrojë çdo gjë të bukur që keni ndërtuar deri më sot. Ju beqarët duhet të ruani vetëkontrollin sepse në të kundërt do ketë probleme. Sido që të jetë sot nuk duhet të hidhni asnjë lloj hapi. Në punë një koleg do ju sugjerojë diçka interesante. Shikojeni mirë si mundësi sepse mundet edhe t’ua ndryshoje jetën. Ndonjëherë gjërat më të parëndësishme mund të sjellin mrekulli. Dielli do jetë i favorshëm për financat kështu që gjendja do vazhdoje të mbetet e mirë.
Luani
Hënën do e keni në krah gjatë kësaj dite dhe ajo do ju ndihmojë të arrini çdo gjë që doni. Ju të dashuruarit do jeni gjatë gjithë kohës në kërkim të qetësisë. Planetët do i keni në krah dhe do ju ndihmojnë t’ia dilni mbanë. Ju beqarët do ndihmoheni gjatë gjithë kohës nga Neptuni dhe më në fund do arrini të filloni një lidhje të këndshme. Në punë do jeni edhe më realistë dhe do pranoni sugjerimet e shefave. Kritikat nuk do ju mërzitin përkundrazi do ju shtyjnë të bëni më të mirën. Me financat do dini gjithë kohës si të silleni dhe gjendja ka për të mbetur e kënaqshme. Nëse jeni më të kujdesshëm mund të bëjnë edhe ndonjë investim afatgjatë.
Virgjëresha
Nuk do ndiheni më aspak të izoluar gjatë kësaj dite përkundrazi do doni të provoni edhe gjëra të reja. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me pasion. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e shkëlqyer dhe nuk do keni më çfarë të kërkoni nga yjet. Ju beqarët do keni disa takime, por vetëm njëri do iu përmbushë dhe do iu bëjë të drithëroheni. Në punë do jeni shumë më të organizuar se me parë, më të përqendruar dhe do dini të ruani kontrollin në çdo situatë. Financat duhet t’i keni më tepër në vëmendje pasi çdo gabim i bërë sot do ketë pasoja të mëdha nesër.
Peshorja
Diellin nuk do e keni në favor gjatë kësaj dite dhe në shumë momente do ndodheni në situata të vështira. Nëse keni një lidhje jeta juaj sentimentale do ketë probleme vërtet serioze. Do e kundërshtoni për çdo gjë partnerin tuaj dhe kjo në shumë momente do ndezë debate të ashpra. Ju beqarët nuk do e keni më të vështirë për ta bërë për vete atë që pëlqeni dhe jeta do ju ndryshojë. Në punë do gjendeni shpesh nëpër telashe sidomos nëse merreni me tregti dhe punoni në një kompani të madhe. Tregoni sa më tepër kujdes. Buxheti mund të dobësohet goxha, megjithatë me pak ndihmë dhe me një menaxhim më të mire do ja dilni mbanë.
Akrep
Reflektoni dhe planifikoni gjate kësaj dite pasi vetëm ashtu do mund t’ia dilni mbanë. Për ju që keni një lidhje e sotmja do jetë e mbushur me gjëra të veçanta. Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet goxha dhe tashmë mund të flisni më lirshëm edhe për tema delikate. Për ju beqarët perspektivat janë goxha të mira, por duhet të dini si të përfitojnë. Tregohuni më të vëmendshëm. Në punë mund të merrni edhe promocione të cilat do ju nxitin të bëni më shumë përpjekje për t’u bërë edhe më të njohur. Financat më në fund, pas kaq shumë përpjekjesh do fillojnë të kenë ndryshime pozitive.
Shigjetari
Në tërësi çdo gjë do ju ecë mirë gjatë kësaj dite dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni. Do jeni gjithë kohës pozitivë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shume e zakonshme dhe pa asgjë të veçantë. Në fakt më mirë kështu sesa të përjetoni emocione pozitive në një moment dhe të ziheni keq në një tjetër. Ju beqarët duhet të bëheni të duruar në mënyrë që të gjeni personin më të përshtatshëm. Po nxituat ka rrezik të ndeshni personin e gabuar. Në punë do jeni tejet profesionistë dhe do dini sot ë veproni në çdo lloj situate. Në planin financiar nuk është koha të ndërmerrni rreziqe të mëdha.
Bricjap
Do ecni me prioritete gjatë gjithë kësaj dite dhe do fokusoheni tek gjërat më të rëndësishme. Ju të dashuruarit do bëni të pamundurën që të ruani një marrëdhënie të ngrohte me partnerin tuaj dhe për këtë gjë mund të hiqni dorë edhe nga disa zakone. Ju beqarët do keni më shumë sukses së kurrë në dashuri. Personi ideal mund të jetë i shenjës se dashit ose gaforres. Në punë nuk do keni as kohë e as dëshirë për të mësuar çfarë ndodh rreth e rrotull jush. Do fokusoheni tek thelbi i gjërave në mënyrë që të arrini sa më shpejt objektivat. Të ardhurat do dini si t’i mbani të qëndrueshme dhe në fund të ditës mund të hiqni edhe disa para mënjanë.
Ujori
Jeta juaj do marrë një kthesë të menjëhershme sot, por për fatin e mirë në kahun pozitiv. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e këndshme. Partneri do ju dashurojë ashtu si do e ndieni dhe për asnjë moment nuk do keni për çfarë të qaheni. Ju beqarët nuk do besoni tek fati, por në fakt sot do jetë ai që do ju sjellë para këmbëve personin ideal. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë. Do i dëgjoni edhe sugjerimet, por në fund do veproni vetë. Financat nuk do jenë aspak të mira. Edhe ndihma e familjarëve nuk do arrijë dot t’iu nxjerrë nga problemet.
Peshqit
Neptuni do ndikojë negativisht tek jeta juaj sot dhe mund t’iu sjellë goxha trazira. Nëse keni një lidhje, ka rrezik që në jetën tuaj sentimentale të ketë stuhi. Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si e kishit ëndërruar. As ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe do keni një ditë goxha të mërzitshme. Sado që të mundoheni nuk do e arrini atë që doni. Nëse jeni drejtues të një kompanie, sot do ju duhet të merrni mendimin e punonjësve për të marrë një vendim me rëndësi. Të vetëm nuk do jeni aspak të qartë. Në planin financiar do keni surpriza fantastike dhe do ju duket sikur gjërat nuk po ju ndodhin në realitet.
Të tjera
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...