Kurti për arrestimin dhe lirimin Radoiçiqit: Të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me Presidentin e Kolumbisë
Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 09 October 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste për gazetën malazeze “Pobjeda”, ka folur rreth sulmit terrorist që u krye në Banjskë me 24 shtator. Kurti sulmin terrorist e ka quajtur skenar për gjakderdhje në Kosovë, derisa arrestimin e pastaj lirimin e Milan Radoiçiqit e ka krahasuar me marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë.
“Deri më tani janë vërtetuar disa fakte. Së pari, është vërtetuar rreziku, synimi, potenciali dhe gatishmëria e grupeve kriminale dhe terroriste në Serbi, kundër të cilave luftojmë për më shumë se dy vjet e gjysmë. Së dyti, duke qenë se terroristët ishin të armatosur me armë ushtarake të mjaftueshme për një grup deri në njëqind luftëtarë, ne vërtetuam ekzistencën e një skenari për gjakderdhje në Kosovë. Vlera e armëve të sekuestruara është më shumë se pesë milionë euro”, ka thënë Kurti.
Me këtë sulm Kurti ka thënë se Serbia dëshiron statusin e “Rusisë së vogël” në Ballkan, ku entiteti i RS në Bosnje dhe Hercegovinë do të bëhet “Bjellorusia e vogël”.
Sipas kryeministrit, sot Serbia përsëri ëndërron për një Serbi të madhe. “Ka pretendime mbi një pjesë të territorit të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, dëshiron ta kthejë Malin e Zi në Ukrainë, të na vjedhë veriun e Kosovës”, tha Kurti, sipas të cilit përgjegjësia e Serbisë për sulmin terrorist të grupeve kriminale nga Serbia, jo vetëm ndaj policisë së Kosovës, por edhe ndaj vetë shtetit të Kosovës, është e padiskutueshme.
“Është vërtetuar në mënyrë të pakontestueshme se armët dhe stërvitjet luftarake të profesionistëve serbë që sulmuan fshatin Banjskë të Zveçanit kanë ardhur nga Serbia. Të gjitha armët e konfiskuara janë prodhuar në Serbi, kanë ardhur nga Serbia dhe për nga lloji dhe sasia kanë mjaftuar për një ushtri të tërë”, tha Kurti për gazetën Pobjedën në Podgoricë.
I pyetur nëse Milan Radoiçiq vërtet pret që të ekstradohet në Kosovë, ai tha se “të gjithë terroristët që kanë arritur të arratisen duhet t’u dorëzohen autoriteteve të Republikës së Kosovës”.
“Organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ duhet të shpallen organizata terroriste nga vendet tona mike, partnere dhe aleate”, u shpreh Kurti.
Ai ka shtuar se marrëdhënia mes Vuçiqit dhe Radoiçiqit nuk është origjinale dhe Radoiçiqit e ka krahasuar me Arkanin.
“Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiqit të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë: Escobar, domethënë, do të pranonte të shkonte në burg me kusht që të strehohej në burgun e tij, të ndërtuar në mënyrë të pavarur, në të cilin do të kontrollonte komandantët. Marrëdhënia mes Vuçiqit dhe Radoiçiqit nuk është origjinale, e kemi parë tashmë shumë herë. Putini i vogël në Beograd duhet të ketë Prigozhinin e tij të vogël në Kopaonik. Ose, nëse kthehemi pak më tej në të kaluarën, del një paralele: Slobodani i ri në Beograd ka Arkanin e tij të ri në Kosovë”, tha Kurti për Pobjedën.
Ai shtoi se shtetet që kanë kompleks superioriteti, kur tkurren apo dobësohen, bëhen të rrezikshme. “Serbia në këtë kuptim është si Rusia”, ka thënë kryeministri Kurti.
Sipas Kurtit nëse nuk dënohet, Serbia do ta përsërisë krimin.
Të tjera
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...