Rikonstrukti i gjirit pa pagesë për herë të parë në QKUK
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 09 October 2023
Klinika e Kirurgjisë Plastike në bashkëpunim me shoqatën e Kirurgëve Plastik Rekonstruktiv, për herë të parë, janë duke ofruar rikonstruktimin e gjirit pa pagesë për të gjitha gratë, të cilat kanë kaluar fazën e kancerit të gjirit.
E gjithë kjo po bëhet në muajin e ndërgjegjësimit për gratë e prekura me kancer të gjirit. Ndëkohë, moto e kësaj inciative është “ T’i kthejmë buzëqeshjen gruas”.
Drejtori i shoqatës së kirurgëve plastik, Ylber Zejnullahu thotë për KosovaPress, se përmes donacioneve të mbledhura, këtë vit ofrohet rikonstruktimi i gjirit për gratë e prekura me kancer të gjirit.
Ai tha se një trajtim i tillë sikur në shtetet e tjera, edhe në Kosovë ka qenë i nevojshëm.
“Ne kemi marrë shkas duke parë se nevojat e grave, se kanë nevojë për rekonstruksion mbasi e kanë kaluar kancerin. Aspekti psikologjik është shumë i rënduar dhe kemi dashur që të krijojmë si shtetet tjera një fond të veçantë përmes QKUK-së dhe donacioneve nga jashtë. Kemi siguruar një sasi të disa balonave të cilët e rrisin sipërfaqen e lëkurës, sepse atyre iu mungon një gjoks, rrallë edhe dytë”, tha Zejnullahu.
Zejnullahu shtoi se ky operacion është shumë i kushtueshëm nëse bëhet në klinika private. Ai ka bërë thirrje të gjitha grave që të interesohen për këtë model të përmbushjes së gjirit sepse e gjitha procedura është falas.
“Ka qenë i nevojshëm për ata jo vetëm ne nuk është që ne e kemi shpik. Shumë shtete të botës kjo rimbursohet 100%, ne nuk kemi pas mundësi me rimbursu gjithën por vetëm me i marrë mjetet falas, dhe operacionet falas…. Është operacion i kushtueshëm më dy akte, nuk është e lehtë por fatmirësisht komplikacionet janë të rralla për atë arsyeje ka një kosto të lartë dhe për njerëzit është e papërballueshme…. Gratë mos të hezitojnë, le të lajmërohen secila grua duhet të operohet, secila grua që ka kaluar 2 vjet nga kanceri gjirit, ato janë kandidate, duhet të shohim gjendjen e tyre”, tha Zejnullahu.
Doktoresha e Kirurgjisë Plastike, Sanije Abazi tha se si staf kirurgjikal kanë mbledhur fonde nga organizatat joqeveritare për t’i ndihmuar gratë me kancer të gjirit. Ajo tha se rikonstruktimi i gjirit ka një ndikim të madh tek vetëbesimi i grave.
“Të mbledhim fonde ose të bëjmë një bujë më të madhe edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, edhe në organizata joqeveritare të Kosovës të grave që të ndihmojnë që këtyre grave që janë të prekura nga kanceri gjirit, t’i mundësojmë që rekonstruksionin e gjirit të bëjnë falas, gjë e cila nuk ka qenë më herët. Patjetër që është e nevojshme bukuria e gruas është veçantia e saj. “T’i kthejmë buzëqeshjen gruas”, është edhe motoja jonë e cila patjetër që ndikon edhe në vetëbesimin, në përditshmërinë dhe në kthimin e besimit të gruas”, tha Abazi
Ajo u shpreh se si operacion i cili po ofrohet për herë të parë në Kliniken e Kirurgjisë Plastike, po pritet mjaftë mirë nga të gjitha gratë, derisa bëri thirrje të vinë dhe t’i përfundojnë vizitat e para.
“Ka qenë e vështirë në fillim se shumica e grave nuk e kanë ditë që në Kirurgjinë Plastike bëhet rekonstruksioni gjirit sepse dallojnë metodat tek secila grua veç e veç…. Shumica e kanë mirëpritur shumë mirë edhe janë shumë të gatshme për me bashkëpunuar dhe për të fillojnë procedurat e rekonstruksionit të gjirit…. I bëjmë thirrje që çdo ditë deri në orën 9:00, deri 12:00, çdo ditë pune, ne jemi të hapur dhe gjitha gratë munden të vinë t’i kryejnë vizitat dhe me vendos çka me tutje”, shtoi Abazi
Ndërsa, Arnisa Osmani, gruaja e cila tashmë e ka kaluar sfidën me kancerin e gjirit dhe ka vendosur rikonstrimin për veten e saj, tha se një operacion i tillë është i preferuar për secilën grua me kancer të gjirit, derisa propozon gjithmonë konsulta me kirurgët profesional.
“Kur një grua është diagnostikuar me sëmundjen e kancerit në gji, është shumë e vështirë së pari veten me pa në pasqyrë, merr kohë ndoshta jo një kohë e gjatë por merr kohë me pa, me u pajtuar dhe me pa veten në pasqyrë pa një gji. Sado që thonë kryesorja është me shpëtuar por gjiri është simboli femëror. Rikonstruimi kur e kam bërë para dy viteve që po i bie tre vite pas operimit, a është një gjë e lehtë…jo. Mirëpo për veten kur je pa një gji ose edhe pa dy, kush ka mundësit që tash edhe në QKUK, po bëhen rikonstruimet, pse jo me i bërë normal me konsultën e mjekëve. Nëse ka ndonjë problem mundet edhe mos me iu lejuar, mirëpo iu lutna në konsultë me mjekun”, tha Osmani./KP/
Të tjera
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...
-
Grenell: SHBA kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin – vetëm me Kurtin janë në krizë
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar...
-
Familja vendi më i rrëzikshëm për gratë: 58 gra u vrạnë për 14 vite në Kosovë, 3 prej tyre vetëm në vitin 2024
Një ndër problemet më të mëdha për gratë në Kosovë vazhdon të jetë dhuna e vr...
-
Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren
I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shpërthimit aksidental të fis...
-
LAJMI I FUNDIT: Termet në Kosovë
Një termet është regjistruar në Kosovë para 16 minutash. Termeti i regjist...
-
Trump kërkon shtyrjen e shpalljes së dënimit në rastin e blerjes së heshtjes
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një...
-
Shtiu me ạrmë zjạrri në një aheng familjar, ftohet në polici një 53-vjeçar në Shtime
Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të...
-
Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK
Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Prokur...
-
“Kuvendi më i dobëti deri më sot” – Dakaj: Edhe militantët më të flakët s’kanë qenë të kënaqur
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka thënë se kjo legjislatura ka qenë më e dobëta që k...
-
Haxhiu: Qeveria Kurti ka dështuar, zhgënjimi i qytetarëve u vërejt nga tubimi i zbehtë në Mitrovicë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Bekim Haxhiu komentoi në Frontal me...
-
Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri
Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë një ulje e çmimit të energjisë elektrike p...
-
Justin Trudeau jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kanadasë dhe pozita e liderit të partisë
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka dhënë sot dorëheqjen si lider i Partis...