Lajme

Gërvalla i reagon Ramës: Duhen deklarata më të matura, jo të hapim probleme

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 06 October 2023

Ministra e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kundërshtuar qëndrimet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në lidhje me Kosovën.

Gjatë një interviste të dhënë në përfundim të ministerialit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, Gërvalla ka thënë se duhet një bashkërendim më i mirë i veprimeve mes Prishtinës dhe Tiranës.

E pyetur për frazën e thënë nga kryeministri Rama, “Veriu i Kosovës, tokë e askujt”, që sipas qeverisë bëhej fjalë për një deklaratë të nxjerrë nga konteksti, kryediplomatja kosovare është shprehur se në këtë kohë delikate deklaratat duhet të jenë të matura.

-Advertisement-

“Bëj thirrje që në vend të deklarimeve të pamatura që më shumë hapin probleme se sa që zgjidhin, duhej një koordinim dhe një bashkërendim dhe një bisedë më e sinqertë mes autoriteteve tona, në mënyrë që idetë t’i shërbejnë më shumë zgjidhjes së situatës se sa prodhimit të lajmeve”, ka thënë ajo.

Gërvalla tutje ka shtuar se sovraniteti i Kosovës nuk do të duhej të diskutohej nga askush, e aq më pak nga shteti më i afërt i saj.

Ndërsa, sa i përket propozimit të kreut të qeverisë shqiptare për marrjen e kontrollit të veriut nga ana e KFOR-it, Gërvalla ka thënë se “nuk ka nevojë për ide që na çojnë në një periudhë pas lufte në Kosovë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera