Komandanti i KFOR-it: Do të ketë trupa shtesë nga Rumania
Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 06 October 2023
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, tha se situata në veri të vendit është e ndjeshme dhe se po punohet që të moseskalojë.
Në një konferencë për medie në prag të përfundimit të mandatit të tij, ai ka pohuar se KFOR-i do të shtojë edhe më shumë trupa në veri, që do të vijnë nga Britania e Rumania.
Për sulmin e 24 shtatorit tha se po punohet që të konfirmohet se çfarë mjete janë përdorur gjatë sulmit, dhe se për këtë çështje i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme.
“Kemi pasur shumë sfida, si puna e tabelave, zgjedhjet në veri, sulmin ndaj pjesëtareve të KFOR-it dhe së fundi sulmin ndaj Policisë së Kosovës. Situata është e ndjeshme dhe po punojmë që të moseskalojë”.
“KFOR ka rritur prezencën në veri dhe në vazhdojmë do të ketë edhe me shumë shtim trupash. Britania po shton trupa dhe trupat do të shtohen edhe nga vendet e tjera, përfshirë Rumaninë”.
“Për 24 shtatorin, jemi ende duke punuar që ta kuptojmë se çfarë mjetesh janë përdorur. Hetimet po vazhdojnë. Ne si KFOR kemi marrë të gjitha masat e nevojshme”.
Kur foli për dialogun Kosovë-Serbia ai tha se duhet të gjendet një zgjidhje dhe se BE-ja është ndërmjetësues në këtë proces.
“KFOR e konsideron BE-në ndërmjetësues të dialogut. Nëse palët nuk ulen të bisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje, bilanci nuk mund të mbahet. Ne besojmë që përpjekjet diplomatike janë të nevojshme për ta ruajtur paqen”
Të tjera
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...