Debate në Parlamentin e Shqipërisë për Kosovën, Alibeaj kërkon interpelancë me Ramën
Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 05 October 2023
Deputetë të opozitës në Shqipëri kanë kërkuar në Parlament përse nuk është përfshirë në rend dite interpelanca me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për çështjen e Kosovës.
Deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi llogari nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla përse nuk është përfshirë interpelanca me Ramën për Kosovën.
“Kushtetuta, rregullorja, ligji e do që Kryeministri të ishte këtu në bazë të një kërkese që kemi bërë për interpelancë për të dhënë përgjigje për të gjitha ato çështje që në pozitën e Kryeministrit do duhet t’u shpjegojë shqiptarëve. Do duhet të njoftoje që në pikën e 2 të rendit të ditës ç’bëhet me interpelancën më Kryeministrin për çështjen e Kosovës. Sipas rregullores pika 1 do duhet të ishte kjo interpelancë. Ku e ke fshehur? Kryeministri të vijë e të tregojë gjithë qëndrimet. Sot është dita. Një shpjegim do duhet të na e bëhet ne, Parlamentit, shqiptarëve, por edhe shqiptarëve në Kosovë”.
Kryeparlamentarja u përgjigj se në Konferencën e Kryetarëve u vendos që të gjitha çështjet për Kosovën do të diskutohen në një seancë të posaçme më 12 Tetor.
“Kërkesa juaj është kërkesë për interpelencë pa datë. Janë grupuar së bashku dhe do shqyrtohen në një seancë të dedikuar më 12 Tetor”, tha Nikolla.
Ndërkaq, edhe ministrja Elisa Spiropali deklaroi se të gjitha çështjet për Kosovën do të diskutohen në një seancë të dedikuar ku në fund Parlamenti do të dalë me një rezolutë në mbrojtje të Kosovës.
“Ramë dakord që kjo çështje që ka rëndësi kombëtare duhet nga ky kuvend të dalë një produkt i përbashkët dhe ramë dakord për një mocion me debat plot 6 orë ku do kemi mundësi të debatojmë këtu në Kuvend dhe të dalim me një rezolutë që mishëron vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë për të mbështetur sovranitetin, integritetin territorial, sigurinë e Kosovës dhe të drejtën e saj për të qenë e lirë. Këtë ka bërë Shqipëria vijimësisht në politikën e saj shtetërore, qeveritare”, tha Spiropali.tvklan.al
Të tjera
-
Bislimi udhëton në Bruksel, nesër pritet takim me Petkoviqin
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nesër në Bruksel pritet të tak...
-
Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret b...
-
Molliqaj publikon foto të Kurtit dhe Elbert Krasniqit në veri: Mashtrimi dhe realiteti
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy fotografi ...
-
Kurti: Bashkë do të sigurojmë që Kosova të jetë një vend më i banueshëm, me i qëndrueshëm dhe i sigurt për brezat e ardhshëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pasdites mori pjesë ...
-
Lladrovci: Duhet të ndalet degradimi i shtetit, zgjedhjet e 9 shkurtit janë rast t’i jepet fund qeverisjes aktuale
Kryetari i Drenasit që vjen nga rradhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka reaguar ...
-
Kurti i shkon në vizitë Sabri Fejzullahut: Për ditëlindjen e tij të 77-të na pritën me ngrohtësi
Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzulla...
-
Ardita Sinani njoftim të rëndësishëm qytetarëve në Preshevë për problemin me qentë endacak
Kryetarja e Preshëvës, Ardita Sinani, njofton qytetarët se nga nesër do të fi...
-
Përurohet Shtëpia e Kulturës në Suharekë, Haradinaj: Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetjen e duhur nga niveli qendror
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me 12 vjet e 9 muaj bur...
-
Agim Bahtiri e lëshon edhe këtë deklaratë: Edhe 146 ditë vendi mbetet pa opozitë
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka befasuar me deklaratën e dhënë së...
-
Kusari-Lila: PDK, gjithçka munden me qenë veç liberalë jo
Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka th...
-
Ministrja gjermane: Kosova dhe Gjermania po bashkëpunojnë për një Evropë të gjelbër
Ministrja Federale gjermane për Klimë, Anna Lührmann, dhe kryeministri i Koso...