Vetëvendosje abstenon, nuk voton Rezolutën që do të ndihmonte policët
Autori: Gazeta inFokus
12:21 | 05 Tetor 2023
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votuar Rezolutën që do të fuqizonte Policinë e Kosovës. Kërkesa ka qenë e Partisë Demokratike. Shefja e Grupit, Mimoza Kusari Lila, ka kërkuar fillimisht diskutime mes partive, gjë që u kundërshtua nga LDK, PDK, AAK.
89 deputetë morën pjesë, 36 votuan, kundër asnjë, abstenim 52. Kësisoj, nuk u ndryshua rendi i ditës.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, ka bërë thirrje të ndryshohet pika e sotme e rendit të ditës dhe të votohet për Rezolutën për ndihmë të Policisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Tahiri tha se kjo Rezolutë përmban tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës.
“Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ju propozoj që ta plotësojmë ndryshojmë rendin e ditës së kësaj seance. Ashtu sic ishim unikë para një jave, të jemi unik që pjesë e rendit të ditës së kësaj seance të jetë një rezolutë me të cilën do ta mbështesim Policinë e Republikës së Kosovës. Kjo Rezolutë përmbanë tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës. Me anë të kësaj rezolute, ne propozojmë që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet Projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë”, ka thënë Tahiri.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se partia e mbështet kërkesën, por ka kërkuar fillimisht konsultime mes shefave të Grupeve Parlamentare.
“Ajo që ne kërkojmë bashkërisht, është të ulemi dhe të kemi konsultim të detajuar. Të mos vendoset menjëherë si pikë e ditës, por të diskutojmë fillimisht. Jemi të gatshëm për çdo proces, por para se të fillojmë me një debat, që besoj se nuk kemi dallime, të kemi konsultimet tona dhe të dalim bashkërisht dhe të kemi mbështetjen e njëjtë për policinë”, tha ajo.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, ka thënë se propozimi duhet votuar menjëherë, ndërsa ka kritikuar Kusari – Lilën.
“Propozimi ishte konkret znj.Lila. Nuk e di çfarë nuk keni të qartë. U diskutua edhe në Kryesi të Kuvendit dhe ne besojmë se i plotëson kushtet për ta votuar. LDK-ja vlerëson se ky propozim i plotëson kushtet të futet në rend të ditës”, tha ai.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, po ashtu e ka mbështetur.
“AAK e mbështet këtë kërkesë të PDK-së. Është kërkesë e drejtë, legjitime, dhe detyron Kuvendin e Kosovës t’i lërë pallavrat e diskutimet, por të merr vendime konkrete. Ne si GP kemi mbledhur 41 nënshkrime dhe i kemi gati për një temë tjetër që lidhet me koeficientin për policinë”, tha Tahiri.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...

































