Abazoviqi i kërkon BE-së ta ringjallë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor
Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 05 October 2023
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha të mërkurën se Bashkimi Evropian duhet të ringjallë procesin e zgjerimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Duke folur në Forumin e Sigurisë në Varshavë, Poloni, Abazoviq paralajmëroi se BE-ja duhet të mbajë derën e hapur për anëtarët e rinj mes shqetësimeve të sigurisë.
“Sot kemi një situatë kur Federata Ruse bën agresion ndaj Ukrainës. E njëjta gjë mund të ndodhë nesër në Ballkanin Perëndimor”, tha Abazoviq, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Gjashtë vende – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Serbia – janë në faza të ndryshme të integrimit në bllok.
Abazoviqi tha se nëse nuk e shfrytëzojmë këtë momentum për të ndërtuar një koalicion më të fortë, në kuadër të mbrojtjes së vlerave parimore dhe universale, “mendoj se do të jemi në probleme shumë të mëdha në periudhën e ardhshme”.
“Mendoj se BE-ja duhet të ringjallë procesin e zgjerimit. Nëse BE-ja dëshiron të qëndrojë tërheqëse për anëtarët e rinj, nëse do të mbetet tërheqëse… mendoj se BE-ja duhet të marrë atë vendim për ta bërë procesin e zgjerimit të gjallë përsëri”, deklaroi kryeministri malazez.
Ai tha se BE-ja duhet të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor, por edhe për të gjitha vendet e tjera evropiane, përfshirë Ukrainën, të cilat, tha ai, duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe në këtë kuptim të ofrojnë më shumë siguri.
“Nëse nuk e bëjmë këtë, do të japim mundësinë për ndikimin e Rusisë, për ndikimin e Kinës, ndoshta për ndikimin e palëve të treta.. dhe në fund të ditës kjo do të jetë çështja jo vetëm e sigurisë së vendeve që në këtë moment kanë statusin e kandidatit dhe nuk janë në BE, por do të jetë problem i madh për vendet që janë brenda familjes së madhe evropiane”, theksoi Abazoviqi
Në vitin 2013, Kroacia, gjithashtu një vend i Ballkanit Perëndimor, u bë anëtari më i ri i BE-së. Që atëherë, përparimi ka ngecur.
Serbia dhe Mali i Zi ishin vendet e para të Ballkanit Perëndimor që nisën negociatat e anëtarësimit, të ndjekur nga Shqipëria dhe Maqedonia vitin e kaluar. Bosnja dhe Kosova kanë filluar vetëm hapin e parë të procesit të integrimit.
Lufta në Ukrainë e ka vendosur integrimin e Ballkanit Perëndimor lart në agjendën e bllokut ndërsa BE-ja punon për të rigjallëruar procesin e saj të zgjerimit. Ukraina gjithashtu po kërkon të bashkohet me bllokun.
Të tjera
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...