Lajme

Policia e Kosovës ekstradoi e transferoi shtatë persona, disa prej tyre kërkoheshin me urdhër arrest ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 29 September 2023

Policia e Kosovës ka kryer disa ekstradime, transfere dhe depërtime të personave të ndryshëm që kanë rënë ndesh me ligjin, operacion ky që ka zgjatur disa ditë.

Sipas njoftimit të policisë, me datë 13.09.2023, është ekstraduar nga Shqipëria, personi me inicialet A.K., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Mashtrim”.

Më datë 15.09.2023, është ekstraduar nga Gjermania, personi me inicialet L.T., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Vrasje”.

-Advertisement-

Gjermania: Irrituese kur Vuçiq i “deklaron fajtorët viktima”
Më datë 18.09.2023, është realizuar një depërtim të një shtetasi Spanjoll, i cili ka qëndruar në RKS pa asnjë dokument. Ky depërtim është realizuar me ndërmjetësimin e Shqipërisë.

Më datë 19.09.2023, është kryer transferi i personit të dënuar nga Italia në Kosovë. Personi i transferuar me inicialet H.I., qytetar i RKS, i dënuar me 22 vite burgim nga Italia për veprën ‘Trafikim me narkotik’, tani do të kalojë pjesën e mbetur të vuajtjes së dënimit në burgjet e Kosovës.

Më datë 22.09.2023, pas koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve reciproke, autoritetet e Malit të Zi e kanë arrestuar në Podgoricë personin e kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar me inicialet M.K., qytetar i RKS i nacionalitetit serb, i kërkuar nga autoritetet tona për veprën penale “Krime Lufte”. Personi i arrestuar është në proces të ekstradimit nga Mali i zi në Kosovë sipas procedurave ligjore.

Më datë 26.09.2023, është ekstraduar nga Mali i zi personi me inicialet SH.P., qytetar i RKS , i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Vjedhje e Rendë”.

Më datë 28. 09.2023, është ekstraduar nga Gjermania personi me inicialet A.B., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera