Lajme

Kurti publikon dëshmi të reja: Armët e gjetura në Banjskë prodhim i Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 28 September 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të disa prej armëve të gjetura nga Policia e Kosovës gjatë operacionit anti-terrorist në Banjskë të Zveçanit, të cilat ka thënë se janë me prejardhje nga Serbia.

Një nga një, Kurti ka zbuluar se armët janë prodhuar në kompani prodhimi në pronësi të Serbisë.

Sipas tij, s’ka shanca që këto armë hyn në Kosovë pa përkrahjen e institucioneve serbe.

-Advertisement-

“Armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në sulmet terroriste të kësaj jave janë bërë nga prodhuesit shtetërorë serbë të armëve ushtarake. Ideja se 26 SUV ushtarake dhe një arsenal i madh i prodhuar nga shteti serb hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjesht nuk është e besueshme”, ka thënë ai.

Përgjatë javës, institucionet e Kosovës kanë shpërndarë fakte që dëshmojnë se sulmi terrorist u përkrah nga Serbia dhe se u udhëhoq nga kryeterroristi Milan Radojiçiq, për të cilin Ministria e Drejtësisë ka paralajmëruar fletërreshtim ndërkombëtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera