Sveçla: Kemi informacione se në Serbi vazhdon trajnimi i terroristëve, po hetojmë edhe ndikimin e Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 28 September 2023
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press të enjten ka akuzuar Serbinë për përfshirje të drejtpërdrejtë në sulmin terrorist ndaj Policisë të Kosovës dhe ka thënë se po hetohet mundësia e ndikimit rus në sulmin që la të vdekur Afrim Bunjakun dhe tensionoi më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.
Sveçla ka deklaruar se hetuesit po ekzaminojnë provat që potencialisht mund ta dëshmojnë lidhjen e Rusisë, një aleate e Serbisë, me sulmin terrorist në Banjskë,
Ai ka thënë se armët me prejardhje nga Rusia, pajisje të tjera dhe dokumente që sugjerojnë përfshirjen e Rusisë janë zbuluar pas sulmit terrorist të së dielës.
“Ajo që dimë me siguri është se ata (kryengritësit) kanë ardhur nga Serbia,” tha Sveçla. “Disa prej tyre janë serbë të Kosovës, të cilët kanë shtetësi të dyfishtë, kosovare dhe serbe, të cilët sipas informacioneve tona të inteligjencës janë trajnuar në kampe në Serbi”.
“Ne gjetëm disa dokumente që na çojnë në dyshimin se kishte individë që vinin edhe nga Rusia,” tha ai. “Për pajisjet kemi prova, por për njerëzit ende kemi vetëm dyshime.”
Në Perëndim ka frikë se Rusia, duke vepruar përmes Serbisë, mund të synojë ta destabilizojë Ballkanin dhe të zhvendosë të paktën një pjesë të vëmendjes nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska. Rusia ka shprehur mbështetje për Serbinë lidhur me përleshjet, duke fajësuar Perëndimin për gjoja dështimin për të mbrojtur serbët e Kosovës.
Sveçla tutje ka thënë se bazuar në provat e mbledhura dhe pamjet me dron, disa nga terroristët mbanin maska për fytyrën gjatë gjithë operacionit.
“Edhe anëtarët e grupit që u arrestuan nuk e dinin se kush ishin,” tha ai. “Pra, ata janë ose zyrtarë të lartë nga sektori i sigurisë së Serbisë ose mund të vijnë drejtpërdrejt nga vetë Rusia”.
Ministri i Brendshëm shtoi se qëllimi i sulmit terrorist dukej se ishte kapja e veriut të Kosovës me qëllimin përfundimtar shkëputjen nga pjesa tjetër e vendit.
“Ata kishin edhe 100 uniforma të tjera”, tha Sveçla. “Ata po planifikonin të rekrutonin më shumë njerëz brenda (komuniteteve) ku jetojnë serbët… Institucionet e Kosovës do të duhej të përballeshin me disa qindra terroristë në një skenar që ata kishin planifikuar.”
Ai tha se duke gjykuar nga një sasi e madhe armësh e gjetur në vendin e ngjarjes, në Banjskë, sulmuesit planifikonin të armatosnin rëndë të paktën disa qindra njerëz.
“Uniforma, parzmore personale, kallashnikovë, snajper, pistoleta. E gjithë kjo na tregon se kishte pajisje për disa qindra njerëz. Ishin pajisje dhe armë për një batalion të tërë”, tha ai.
Rreziku i një kryengritjeje të re nuk ka mbaruar, ka përfunduar Sveçla.
“Nuk kemi përleshje, por kemi informacione se trajnimi i këtyre terroristëve vazhdon në Serbi”, tha ai. “Ka ende njerëz në Kosovë që janë pjesë e këtij grupi”.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...