Lajme

Arrestohet një person në Prishtinë, kanosi zyrtarët policor pas një aksidenti ku u përfshi djali i tij

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 28 September 2023

Është arrestuar një person në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë pasi ka kanosur zyrtarët policor.

Deri tek kanosja ka ardhur pasi djali i të dyshuarit ka pësuar aksident dhe i njëjti nuk ka pasur patentë shofer.

Pasi që kërkesa e tij është refuzuar nga zyrtarët policorë dhe sqaruar se ligjërisht nuk lejohet, i dyshuari kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Rr. Haxhi Zeka-Prishtinë 27.09.2023-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar në vendin e ngjarjes në një aksident trafiku ku i dyshuar ishte djali i tij dhe kishte kërkuar nga zyrtarët policorë që ai te merr përgjegjësinë për rastin pasi që djali i tij nuk posedonte patentë shofer. Pasi që kërkesa e tij është refuzuar nga zyrtarët policorë dhe sqaruar se ligjërisht nuk lejohet, i dyshuari kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera