Lajme

Kurti me Gërvallën mbledhin ambasadorët e huaj, kërkojnë dënimin e veprimeve destabilizuese të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 27 September 2023

Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, kanë pritur në një takim ambasadorët dhe diplomatët e akredituar në Kosovë.

Tema kryesore e këtij takimi ka qenë sulmi terrorist i 24 shtatorit mbi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri i Policisë, tash Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Kryeministri Kurti dhe Zëvendëskryeministrja Gërvalla, i njoftuan diplomatët ndërkombëtarë mbi zhvillimet më të fundit sa i përket situatës së sigurisë në vend, prezantuan qëndrimet zyrtare të Republikës së Kosovës ndaj këtij sulmi terrorist dhe njëherazi kërkuan, që komuniteti ndërkombëtar të dënojë fuqishëm veprimet destabilizuese të institucioneve shtetërore të Serbisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në kumtesë.

-Advertisement-

Kurti dhe Gërvalla kanë theksuar se qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës edhe një herë kanë dëshmuar profesionalizëm dhe maturi, duke treguar se janë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Në përfundim të takimit, Kryeministri Kurti dhe Zëvendëskryeministrja Gërvalla kanë ripërsëritur qëndrimin se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për të bashkëpunuar ngushtë dhe bashkërenduar veprimet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere, aleate dhe mike për të siguruar paqe dhe siguri në vend dhe rajon”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera