Lajme

Haradinaj pas takimit me Osmanin: Rreziku në veri vazhdon

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 27 September 2023

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se rreziku për eskalim të situatës sërish në veri ekziston dhe se përgjegjës për këtë situatë është Serbia dhe se duhet një hetim ndërkombëtar.

Pas takimit me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani, ai pohoi se për këtë çështje duhet të ketë një hetim ndërkombëtar. Madje kreu i AAK-së shtoi se koordinimi me aleatët është i domosdoshëm në këtë fazë.

“Biseda ishte kryesisht lidhur me situatën e sigurisë ne vend gjatë ditëve të fundit të ndërlidhura me sulmin terrorist që ndodhi më veri ku humbi jetën një epror i Policës së Kosovës. Kosova edhe në të kaluarën është përballur me situata të sigurisë. Kjo që ndodhi tani është e pastër terrorizëm. Është e logjikshme që të bashkëbisedohet në situata të tilla. Për shkak se rreziku vazhdon edhe me tutje, është prezent”.

-Advertisement-

“Duhet që të bëjmë kujdes që edhe vendimmarrësit politikë ta kryejnë me sukses punën e vetë. Përballja me rreziqet e sigurisë nuk behet duke e bartur përgjegjësinë vetëm te profesionistët, dihet ndihmesa politike edhe dihet një kurs politik i besueshme me aleatët. Serbia nuk e fsheh faktin se është sponsorizuese, i ka stërvitur dhe i ka dhënë udhëzim këtij grupi terrorist. Është mirë që të zhvillimet një hetim që Serbia është faktor, kjo dihet por të vërtetohet edhe nga hetuesit ndërkombëtarë me mundësi të një gjykate”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera