Lajme

Pamje kur Policia nxjerrë autoblindën nga fshati Banjskë të Zveçanit, dyshohet se ishte e mbushur me armatim

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 26 September 2023

Policia e Kosovës ka nxjerrë autoblindën që dyshohet se është gjetur sot në mëngjes në malet e fshatit Banjskë të Zveçanit.

Në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndodhën sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti si dhe u lëndua një tjetër.

Pas kësaj Policia e Kosovës reagoi duke kërkuar nga terroristët të dorëzohen, ata refuzuan të dorëzohen duke vazhduar sulmet me armë ndaj policisë.

-Advertisement-

Nga gjuajtjet me armë zjarri, tre terroristë u vranë, dy janë arrestuar, dhe katër persona tjerë janë arrestuar për përfshirje.

Lidhur me sulmet terroriste, Policia ka sekuestruar arsenal armësh në Zveçan, të cilat u publikuan gjatë ditës së hënë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera